BLUETOOTH

Rrofshin sfidat e ‘Instagramit’! Më në fund shohim fytyrat e vërteta të VIP-ave

14:00 - 19.01.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pamela Aliaj – Nga Ami me Ermalin te Rozi me Fjorin, kush tregoi se koha është vetëm një numër. Para një dekade kishin tjetër pamje, ja transformimet drastike të të famshmëve. Nuk është hera e parë që sfidat apo tendencat më të reja të rrjeteve sociale na marrin mendjen duke na përfshirë në vorbullën e tyre. E tillë është edhe sfida më e re e ‘Instagramit’, për të postuar foto para 10 viteve. Për të qenë të sinqertë jo të gjithë e marrin përsipër të përfshihen në këtë sfidë sepse do pak kurajë. Kjo jo sepse kemi komplekse të shfaqim të shkuarën, por të nxjerrim në shesh të vërtetën e ndryshimeve drastike të pamjes së tanishme. Kjo gjë ka ndodhur edhe më VIP-at tanë të cilëve nuk i intereson kjo pjesë dhe e kanë parë këtë sfidë si një mënyrë edhe për të rikujtuar kohët e 10 viteve më parë, ndaj të shumtë kanë qenë ata që janë bërë pjesë e saj këto ditë.




Ajo që na ra në sy tek po shikonim postimet e tyre në profilet e ‘Instagramit’, ishin edhe fotot e çifteve të njohura, si një formë për të kujtuar edhe vitet e hershme të dashurisë, të cilët kishin një dekadë së bashku. Bieta me vetulla të holla, Albani me kaçurrela, Ami me po të njëjtën buzëqeshje ndërsa Ermali pak më i dobët se tani. Ndërsa disa të tjerë si Luana Vjollca kemi zgjedhur vetë t’ua bëjmë këtë sfidë duke qenë se moderatorja nuk ka preferuar të ndajë ndryshimin 360 gradë të ndodhur me pamjen e saj. Më poshtë po ju sjellim disa prej tyre ku tek të shumtit një dekadë s’i ka prekur pothuajse fare, disa duken edhe më të këndshëm tani e disa të tjerë më mirë i gjykoni vetë nëse arrini të bëni lidhjen me atë që kanë qenë më parë.

Fiori Dardha dhe Rozana Radi

Gazetarja e njohur Fiori Dardha është bërë pjesë e sfidës më të re në rrjete sociale “10 vjet më parë” ku shumë nga personazhet e njohur kanë publikuar foto të tyre. Por Fiorin nuk e shohim vetëm në këtë foto të 2009. Ajo ndodhet së bashku me këngëtaren dhe miken e saj të ngushtë Rozana Radi. Përveç fotos ajo ka shkruar: “Eh moj Rozana Radi ç’dekolte ke patur në 2009! Në 2019 sikur ngjajmë njëçikë me foton nr 2. Tek foto nr 3 e gjej edhe më shumë veten… #10yearschallenge #fioridardha#rozanaradi,”-përfundon Fiori në rrjete sociale.

Roza Lati

Edhe moderatorja e njohur Roza Lati është bërë pjesë e sfidës më të re në ‘Instagram’ 10 vite më parë, e cila konsiston në publikimin e një fotoje të 10 viteve më parë. Në fotografinë që Roza ka publikuar dikush nga ndjekësit e saj i ka komentuar se më parë ishte më e mirë, duke qenë se ishte “BIO”. Roza nuk e ka pritur aspak mirë këtë koment dhe kritikat e tjera që i janë bërë, sepse i janë dukur pa vend. “I kam bërë buzët që 20 vjeçe. Edhe vetullën e kam pasur të punuar. Njeriu rritet. E mos na çani dërrasat ‘ç’e ke gjithë këtë make up, ç’je bërë kështu’… S’do dal të pi kafe te lagjja me ju. Do dal në ekran. Ekrani ka rregulla! Ka blice dhe drita nivel tjetër nga dritat e rrugëve që dilni ju o milet! Bëni dallimin ! Unë punoj në televizion. Make up dhe krehja dhe flokët janë procese të punës!”, – ka shkruar Roza. Më pas ajo ka shpjeguar se nuk i mirëpret të tilla komente, sepse nuk dinë të bëjnë kritikat e duhura dhe reagimi i saj është gjithëpërfshirës, sepse nuk ka asgjë personale me askënd.

Rudina Dembacaj

Pjesë e kësaj sfide është bërë edhe aktorja dhe moderatorja Rudina Dembacaj. Rudina ka postuar një foto të 10 viteve më parë ku nuk shihet me të njëjtat linja trupore që ka sot, duke i lënë ndjekësit gojë hapur me ndryshimin. Kujtojmë që e ftuar në “Xing me Ermalin”, muaj më parë, Rudina tregoi se dikur ishte mbipeshë, peshonte 89 kile. Sa ka ndryshuar!

Floriana Garo

Edhe bukuroshja Floriana Garo nuk ka ngurruar të bëhet pjesë e sfidës më të fundit të ‘Instagram-it’ për të zbuluar fotografi të 10 viteve më parë. Në fakt, duket sikur historia tek Floriana është përsëritur në një farë mënyrë, sepse njësoj si tani edhe 10 vite më parë ajo nuk ka jetuar në Shqipëri. Nga viti 2002 deri në 2010 ajo ka jetuar në Amerikë së bashku me familjen e saj. Floriana është diplomuar në “City College of Neë York” dhe aty ka luajtur edhe në skuadrën e volejbollit të universitetit. Pikërisht nga kjo kohë Floriana ka vendosur të publikojë një fotografi dhe duket se gjatë 10 viteve nuk ka ndryshuar asgjë në tiparet e saj, përveç ngjyrës së flokëve. Kujtojmë se rreth dy vite më parë Floriana u largua për një jetë të re në Zvicër, ndërsa në 2018 u bë nënë për herë të parë.

10 vjet sfida 2 10 vjet sfida 11 10 vjet sfida 1 enca 10 vjet sfida 1 enca 10 vjet sfida 2 10 vjet sfida 9 ledina sfida 10 vjet 2 ledina sfida 10 vjet 1 10 vjet sfida 8 10 vjet sfida 10 floriana garo sfida 10 vjet 1 floriana garo sfida 10 vjet 2 10 vjet sfida 5 10 vjet sfida 6 10 vjet sfida 7 10 vjet sfida 3 10 vjet sfida 4
<
>

Linda Rei

Linda Rei është një prej personazheve më të komentuara të mediave rozë, për shkak të jetës së saj personale dhe profesionale. Ajo vazhdon të komentohet shumë në rrjetet sociale për fotot e nxehta që poston dhe sigurisht që nuk kishte si i bënte bisht kësaj sfide. Në foton e 10 viteve më parë që ajo ka ndarë me fansat, duket bionde, pa disa operacione plastike në fytyrë dhe e veshur ekstravagante, stil ky që e ka ruajtur edhe në ditët e sotme.

Ada Deda

Vajza e ish-deputetes demokrate Albina Dedës shpesh është vënë përballë sulmeve. Ada Deda është një nga modelet më sexy. Pamja e saj ka ngritur pikëpyetje duke bërë të dyshohet se ka kryer operacione plastike për të prekur perfeksionin. Por sfida më e fundit ‘10 vite më parë’ duket se ka bërë të gjithë të heshtin. Ajo ka ndarë një foto kur ishte vetëm 9 vjeç. Nga foto dallohet se nuk ka humbur asnjë nga tiparet e modeles që sot është 19 vjeçe.

Ornela Bregu

Ornela Bregu, motra e politikanes Majlinda Bregu ka befasuar me ndryshimin e saj në 10 vite. Ornela ka ndarë një foto të vitit 2008 dhe duket krejtësisht ndryshe. Hijeshia e saj nuk ka humbur përgjatë këtij dhjetë vjeçari, tashmë që është nënë e dy fëmijëve. Ornela prej disa vitesh jeton në Spanjë me familjen, duke krijuar kështu mungesë në publikun shqiptar.

Luana Vjollca

Ajo konsiderohet si një nga moderatoret më joshëse shqiptare. Luana Vjollca që për vite të tëra vazhdon të mbetet një prej emrave më të përmendur dhe një prej fytyrave që më së shumti është përcjellë në ekranet televizive ka kohë që komentohet me të madhe. Luana Vjollca nuk është se nuk i luan këto lloj sfidash, por me sa duket tek kjo e fundit ka ngecur paksa. Marrë parasysh se trendi i ndërhyrjeve kirurgjike tek shqiptarët nuk ka shumë vite që ka nisur, moderatoren Vjollca duket ta ketë kapur këto 5-vitet e fundit. Edhe pse asnjëherë se ka pranuar se ka bërë ndërhyrje kirurgjike kanë dal plot imazhe që tregojnë ndryshimin drastik të saj. Nëse hamendësojmë, del që kjo e fundit nuk është se s’ka dëgjuar për “Sfidën me imazhin para 10-viteve”, por nëse do ta publikonte një të tillë a thua a do të ishte e ngjashme me Luanën që e shohim sot?! E dalloni dot?

Enca Haxhia

Edhe këngëtarja Enca Haxhia ka vendosur të publikojë një fotografi të saj si është dukur 10 vite më parë. Fiks para dhjetë vjetëve, Enca ishte një vogëlushe e cila kishte filluar ta shohë veten si një yll të muzikës, që sot ia ka arritur. Në një nga pyetjet e bëra nga ndjekësit e saj ajo ka shkruar se ëndërronte që e vogël të ishte një këngëtare e famshme në gjithë botën.

Ami dhe Ermali

Amarda Toska ka marrë pjesë në sfidën më të fundit në Instagram “publiko një foto të para 10 viteve”. Ajo ka publikuar në Instagram disa foto ku e shohim mjaft në formë. Gjithashtu, Ami ka ndarë me ndjekësit në Instagram edhe një foto të vjetër ku shfaqet së bashku me bashkëshortin e saj, Ermal Mamaqi. Duket se vitet nuk kanë ndikuar fare tek çifti!

Bieta me Albanin

Sfidës së fotove të 10 viteve më parë i është bashkuar edhe moderatorja Bieta Sulo. Ajo ka publikuar një foto një foto të vitit 2009 ku shfaqet së bashku me partnerin e saj Alban Dudushi. 10 vite më parë i shohim të dy ku duken mjaft ndryshe nga si janë sot. Në ditët e sotme ata kanë edhe një djalë, Kroi Artin e vogël.

Ledina Çelo

Një tjetër provë që Ledina Çelo mbetet akoma një super-femër është dhe sfida e 10 viteve. Në foton nga viti 2018, Ledina shihet të ketë pozuar komplet e zhveshur, në një fotosesion të realizuar në Londër. Koha siç duket nuk ka lënë shenjë tek Ledina, pasi ajo tashmë është nënë e dy fëmijëve dhe po duket gjithnjë në formë.

Bleona Qereti

Edhe këngëtarja Bleona Qerreti i është bashkuar sfidës së ’10 vjetëve’. Bleona Qereti ka publikuar një imazh në rrjete sociale para disa viteve si dhe si duket sot. Në llogarinë e saj ‘Instagram‘, ajo ka publikuar një foto se si ka qenë vitin 20018-të dhe si duket tani. Këngëtarja, ka marrë komente të shumta nga fansat e saj, pasi që Bleona njihet si njëra nga fytyrat e estradës shqiptare tejet në formë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.