Kosova

Thaçi: Tekat personale nuk guxojnë të lëndojnë marrëdhëniet me SHBA

17:30 - 19.01.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kritikoi këmbënguljen e qeverisë për të mos lëshuar pe përballë kërkesave amerikane dhe evropiane për heqjen e tarifave ndaj mallrave serbe.




Në një postim në rrjetin facebook ai tha se teket personale të asnjë udhëheqësi shtetëror nuk guxojnë të lëndojnë interesin shtetëror dhe atë strategjik të SHBA-së për Kosovën e më gjerë

Duke theksuar se suksesi historik i Kosovës do të ishte i pamundur pa ndihmën e Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve tjerë perëndimorë, ai nënvizoi se “miqësia e Kosovës me Shtetet e Bashkuara është e përhershme, mirëpo përkrahja amerikane nuk mund të konsiderohet e pakushtëzuar në rast se ne bëjmë gabime që i vënë në pikëpyetje interesat dhe vlerat amerikane në Kosovë, rajon dhe Evropë. Vlerat tona dhe vizioni ynë përputhen me ato amerikane”.

Zhvillimet aktuale dhe disa nga veprimet e institucioneve shtetërore, shkori ai, “janë duke u përcjellë me shqetësim nga qeveria amerikane. Kjo situatë është për keqardhje. Prandaj, tani është momenti t’i respektojmë këshillat miqësore amerikane, të cilat synojnë fuqizimin e shtetit të Kosovës dhe pacifikimin e rajonit. Teket personale të asnjë lideri shtetëror nuk guxojnë të lëndojnë interesin tonë shtetëror dhe atë strategjik të SHBA-së për Kosovën e më gjerë. Veprimet populiste nuk guxojnë të cenojnë vizionin dhe vendimet strategjike të Kosovës. Cenimi i raporteve me SHBA-në, i kësaj aleance të shenjtë, paraqet fillimin e cenimit të shtetit tonë. Gjithashtu, as arroganca e treguar në raport me Bashkimin Evropian nuk e nderon shtetin dhe as nuk i bënë krenarë aleatët tanë dhe SHBA-në. Aleanca e Kosovës me SHBA-në peshon më shumë dhe është më e rëndësishme se interesi i kujtdo qoftë”.

Më 21 nëntor të vitit të kaluar Qeveria e Kosovës vendosi një tarifë prej 100 për qind ndaj mallrave nga Serbia dhe Bosnja si kundërpërgjigje ndaj siç u tha fushatës agresive të Serbisë ndaj shtetësisë së Kosovës.

Bashkimi Evropian, reagoi duke kërkuar heqjen e këtyre tarifave madje dërgoi dy herë brenda një periudhë të shkurtër në Prishtinë, komisionarin Johannes Hahn për të diskutuar këtë çështje. Pezullimin e tarifave e kanë kërkuar edhe Shtetet e Bashkuara.

Beogradi kushtëzon vazhdimin e bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën me heqjen e tyre, ndërsa qeveria e Kosovës thekson se tarifat do të hiqen si pjesë e një marrëveshjeje me Serbinë për njohjen e ndërsjellë.

Normalizimi i marrëdhënieve është kusht për të dyja vendet për përparimin e tyre drejt integrimeve evropiane. Por tensionet e larta të muajve të fundit i kanë pezulluar bisedimet të cilat ishte planifikuar të bëheshin më të dendura në kërkim të një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse detyruese normalizimi.

Prishtina pohon se është e gatshme të vazhdojë procesin e bisedimeve, por nuk ka siguruar konsensus të gjerë në skenën politike rreth këtij procesi, ndërsa pajtimi brenda koalicionit qeverisës lidhur me tarifat ndaj Serbisë, po lëkundet nën trysninë perëndimore, duke lëkundur edhe vet qeverinë.


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. Me 9 SHTATOR 2018 shkrimit te Tema Online me titull :
    ” VUÇIÇ NUK I BINDET URDHERIT TE HARADINAJT , NISET PER NE DRENICE PERMES RRUGEVE DYTESORE , POR … NDALOHET NGA POLICIA ” i kam bërë komentin e më poshtëm :

    E mre Hashim Thaçi .
    A e shef kush është Vuçiçi ?
    Jam i bindur , se duhet ta dije mirë , që kur kape pushkën për liri , që kur u çlirua Kosova me ndihmën e NATO-s , e shyqyr , veçanërisht me këmbënguljen e Amerikës dhe Bill Klintonit , se kush janë serbët dhe politikat e metodat tyre . Mos të rrej mendja o Hashim Thaçi, se Vuçiçi do ndryshojë dhe do dali nga natyra e vet tradicionale e kahershme , që ka qenë dhe është edhe natyra nacional-shoviniste e tij dhe e gjithë klasës politike serbomadhe , që prej shekujsh e pa ndryshuar asnjë grime e për asnjë moment .
    Po si more Hashim , se dij ku i gjete këto mend e këtë shkollë për të drejtën me bo pazare , duke i dhënë Serbisë , toka e troje den baba den shqiptare , në këmbim , po të trojeve shqiptare .
    Duhet ta dijsh mirë , ose shko e mësoje , se shqiptarët , jo ma larg se 140-150 vjet ma parë , Nishin e kishin qendër të tyre të rëndësishme , njëlloj si Shkupin , Prizrenin , etj.
    Vetëm 1 .
    Duhet ta dijsh , se fshati Llugaxhijë , në zemër të Kosovës , është i gjithi me fshatarë nga Reçica e rrethinave të Nishit , madje mbi gjysma e banorëve mban mbiemrin Reçica , e janë shpërngul me dhunë e genocide , prej trojeve të tyre , jo ma shumë se 100 vjet ma parë .
    Ç’farë loje po don me bo , apo , po ta bojnë e po ta fusin të tjerët . Po i njeh Serbisë kufi në Mitrovicë , sepse ka pru ca serb aty , sikurse kudo , nëpër Ballkan në zbatim prej shekujsh të politikave të mbrapshta nacional-shoviniste e serbomëdha .
    Ja thyen hundët kroatët . Gjaku lumë shkoi në Bosnje e prap atje , konflikti është gati , veç pret shkrepsen Thaçi-Vuçiç . Gjak u bo Kosova , dhe përditë ulërasin serbët e kisha e saj , Kosova është Serbi , Kosova zemra jonë , Be-në e japim e Kosovën se lëshojmë . S’po lejnë rast pa demostru politikat e tyre konfliktuale e shoviniste nëpër ç’do cep ku ka një manastir , apo disa familje serbe , ashtu si edhe sot , ky kampion i paqes , si rrugaç , e asgjë më shumë ( hajde President Serbie hajde ) , donte pa leje , medoemos , rrugë pa rrugë ,me shku tek një familje serbe , e ku , në Drenicë , vetëm që provokimi të kapte majat .
    Sa më shpejt , mezi pritet shkrepsja Thaç-Vuçiç , me ndez konflikte në Maqedoni e Mal të Zi .
    A e kupton që je dalë mendsh fare .
    Ç’farë kujton ti , se me që u zgjodhe me marifete e llogarira president Kosove , mund të kesh të drejtë me bo pazare në emër të të gjithë popullit shqiptar dhe për trojet e tij .
    Ti shkon tek Mogherini , me bisedu për paqe me Vuçiçin , kur politika e shtetit serb dhe shtetarëve të saj , s’po lënë rast e ditë pa e luftu shtetin e ri dhe duke vepru pa pushim kundër popullit shqiptar dhe kundër shteteve të Kosovës , Shqipërisë , e madje edhe në Mal të Zi e Maqedoni , vetëm se jetojnë shqiptarët den baba den prej mijëra vitesh në autoktoninë e tyre . A nuk po i shef , se si i kombinojnë politikat konfliktuale e ngatërrestare Serbia e Rusia në të gjitha këto shtetet Ballkanike ku jetojnë shqiptarët , madje po prishen e po fusin hundët edhe në Greqi , vetëm për ta mbajtë Maqedoninë vatër konflikti dhe larg NATO-s e BE-së .
    Pse pa dijeninë e paqësorit Vuçiç , Predsident dhe komandant i forcave të armatosura të Serbisë , ulëriste sot Ministri Serb i Luftës , se është gati ?
    A nuk po e kupton se gjoja interesi për paqe me formate shkëmbime territoresh , krijon premise për ndezje e shtrirje konfliktesh të pa para e pa ndalshme në Ballkanin e kapërthyer prej qindra e qindra vitesh nga ngërthyerjet e mbivendosjet etnike .
    Rusisë , por edhe të tjerëve që kanë interesa shitje armësh nuk i bëhet vonë madje do rrinin indiferentë ndaj konflikteve etnike ballkanike .
    Politikën nacional shoviniste të serbëve për Serbinë e madhe , sidomos kundër dhe ndaj shqiptarëve , populli ynë e njeh mirë , sepse është ndeshur e ka luftuar prej shekujsh me to , është vrarë , gjakosur , plaçkitur , shpërngulur me dhunë e valë genocidesh të pashembullta , e prap ka qëndruar stoik .
    Si të rren mendja mor Hashim Thaçi , se Vuçiçi e politikanët serbë duan paqe . Je dëshmitar , se kur ti bisedoje për paqe , ata s’kanë lënë gjë pa bërë haptas e pas krahëve , kundra popullit shqiptar e kundra Kosovës . Sa e sa here , me dhe pa nxitjen e Rusisë kanë provokuar e anatemuar ushtrinë e NATO-s dhe forcat e armatosura e policinë e Kosovës . Kanë 20 vjet që ta mbajnë kufirin verior si gardh shtëpie , duke degjeneru ekonominë , e gjithçka . Me qindra manovra e provokacione antishqiptare në Mitrovicë e deri në kufi . Trenin , me ndihmën e Rusisë , desh me ta fut n’Kosovë , si provokacion , por edhe me të mat pulsin ty e NATO-s , mbasi ato s’heqin dorë për asnjë moment nga politikat armiqësore anti shqiptare .
    Ç’farë don mo mër Hashim ? A don Daçiçin që s’po i zen guzicja vend duke lobu e luftu kundra njohjeve të shtetit të Kosovës nga shtete të tjera e Organizmat Ndërkombëtare Botërore dhe Europiane .
    Hashim. Mos u gënje nga premtimet dhe fërkimi i kokës , që të bën Mogherin e disa të tjerë , se je burrë shteti , do cilësohesh kampion paqe e do mund të marrish edhe ndonjë çmim për të .
    Në tradhëtimin e interesave të popullit e kombit shqiptar dhe në dëm të tyre , nuk ka për të patur sukses asnjë njeri , asnjë politikë , e aq më pak e jotja .
    Kthehu me këmbë në tokë e tek populli e bashkëluftëtarët e tu sa nuk është vonë për ty e jo për ne .
    Hashim .
    Qeveri e Kosovës .
    Bashkë me këshilltarët që keni , merrni edhe prej Shqipërisë , se janë ma të vjetër , ma steka e ma me shkollë në diplomaci , mbasi e njohin prej mbi 100 e ca vjetësh të gjitha kurthet e Ballkanit dhe të kancelerive të Evropës .
    Merri Hashim e ti qeveri e Kosovës këshillëtarë për bisedime e politikat e jashtme të ç’farëdo natyre e niveli , Shaban Muratin , Dashnor Dervishin , Bashkim Zenelin e ndonjë tjetër , se s’ka për tu harxhu as Shqipnia e as Kosova , për 3-4 Ambasadorë .

    Sot po deklaroj , që këta këshilltarë , për momentin janë tejet të domosdoshëm mbasi nuk luhet perestigji i njerit apo tjetrit por fati dhe e ardhmja e krejt kombit shqiptar .
    Do ta shkrij komplet pasurinë time dhe rrogat e shpenzimet e këtyre 3 AMBASADOREVE të shquar dhe ekselent së bashku dhe me prof. Ksenofon KRISAFI do t’i mbuloj vetë ,
    por ato duhet pa tjetër të jenë pjesë integrale e Ministrisë së Jashme të Kosovës dhe ,edhe Shqipërisë , sepse 1 KOMB ka 1 QENDRIM
    Hashim .
    Nuk janë interesi i shtetit amerikan dhe i popullit amerikan shkëmbimi i territoreve dhe tërheqja para presioneve të politikanëve të korruptuar të Europës . Hiq dorë nga këto aludime e provokime . SHTETI amerikan dhe POPULLI amerikan kanë me popullin shqiptar të gjithë Ballkanit dhe dy shtetet SHQIPTARE , KOSOVEN dhe SHQIPNINE nje miqësi të kahershme dhe të forte , bazë e së cilës është mirënjohja , dashuria dhe besnikëria e shqiptarëve për gjithçka që ka bërë AMERIKA dhe LIDERET e saj në momentet kyçe dhe kritike të historis ë së kombit e vendeve tona .
    Interesa të tjera amerikane për të fut në konflikt krejt Ballkanin nuk ka dhe s’do ketë . Prezenca e saj në Kosovë dhe Shqipëri e tregon qartë dhe e garanton këtë . Mund të jenë interesa klanesh e grupesh lobimi pro serbe e pro greke e pro ruse , të cilat janë në kulmet e veprimtarive të tyre anti shqiptare .
    Ramush HARADINAJ .
    Jo vetëm Serbisë e Bosnjës , por veja taksën 100 % dhe 5 shteteve të BE-së për qëndrimin e tyre të pa kuptimtë në mbështetje të Serbisë e serbombëdhenjve në konflikt të drejtpërdrejtë me Amerikën dhe shtetet e mëdha , të fuqishme e tejet Demokratike të Europës dhe BE-së ku ato vegjetojnë .

    Përgjigju ↓