Kryesore

“Kanionet e Holtës në Gramsh po zhduken, leja për ndërtimin e HEC-it u dha nga Gjiknuri”

19:25 - 20.01.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një ndër bukuritë e rralla të natyrës shqiptare, Kanioni i Holtës në Gramsh po zhduket për shkak të ndërtimit të HEC-ve, kështu shprehet deputeti i PD Luçiano Boçi në një postim në “Facebook”.




Boçi akuzon drejtpërdrejtë ish-ministrin Gjiknuri se me firmën e hedhur për këtë HEC po zhduk bukuritë e rralla të natyrës në kanionet e Holtës, ndërsa kërkon ndalimin e punimeve.

 “Kanioni i Holtës në Gramsh, një ndër bukuritë e rralla të natyrës magjepsëse shqiptare, po vritet e zhduket nën betonin e HEC-it, të dhënë si leje ndërtimi nga ish Ministri Gjiknuri.
Firma ERA HYDRO, e themeluar në nëntor 2016, me kapital filllestar vetëm 100 000 lekë, po shkatërron një pasuri e trashëgimi natyrore qindra mijëra vjeçare, të dhuruar nga Zoti.

Impakti shkatërrues natyror dhe dëmi janë epokaliptikë për mjedisin atje dhe kanionin e rrallë.
Babëzia për fitim nuk ka kursyer asgjë dhe ka mbjellë kudo beton.
Kjo marrëzi me natyrën e Zotin duhet të ndalet!”-
shkruan Boci.

50689015_1339110989563825_5862131374034518016_n 50613524_1339111012897156_4048585470567776256_n 50310984_1339110959563828_4836110588062990336_n 50954248_1339110976230493_4607823416899141632_n
<
>


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.