AKTUALITET

Plagosja me armë në Yzberisht, zbulohet motivi i konfliktit mes dy të rinjve

11:08 - 20.01.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pasditen e djeshme në kryeqytet, në zonën e Yzberishtit u regjistrua një plagosje me armë zjarri. Personi i cili mbeti i plagosur është 20-vjeçari Klorentin Shehu, ndërsa në momentin që ndodhi ngjarja, zona ishte e populluar.




Ngjarja ndodhi rreth orës 17:40 në zonën e Yzberishtit, në rrugën “Rexhep Shala”, pas një konflikti të çastit, ku u plagos me armë zjarri 20 vjeçari.

Mësohet se autori i dyshuar dhe i plagosuri janë konfliktuar mes tyre për një “Pse më sheh”. Fillimisht ata janë konfliktuar fizikisht dhe më pas autori i dyshuar, bashkëmoshatar me Shehun, e ka qëlluar atë me armë zjarri në këmbë.

Uniformat blu bënë të ditur se i riu u transportua menjëherë për në Spitalin e Traumës dhe, fatmirësisht, është jashtë rrezikut për jetën.

Pas veprimeve të para hetimore në vendin e ngjarjes, policia njoftoi se ka identifikuar autorin dhe po punon për kapjen dhe vënien e tij para përgjegjësisë ligjore.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.