AKTUALITET

Rama batuta me pacientët në QSUT: Iu morën lekë?!

14:03 - 20.01.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryeministri Edi Rama ka inspektuar nga afër punimet që po kryhen për depon moderne të barnave në QSUT.




I shoqëruar nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, shefi i qeverisë u njoh nga afër për rëndësinë e këtij investimi, i cili siç tha edhe ministrja do të sjellë një ndryshim epokal në shërbimin spitalor.

Rama u shpreh se në spitalet e vendit ka mjekë dhe infermiere të devotshme, por nuk përjashtoi faktin se ka edhe nga ata të cilët siç theksoi Kryeministri na “turpërojnë”.

“Po dole në televizor do të thonë se: ky është i FRESSH. Iu morën lekë, e një pyetje se edhe në spital në tërësi ka mjekë fantastikë dhe mjekë shumë të devotshme, por ka edhe nga ata që na turpërojnë. Për lentet e kemi bërë falas, se ndryshe do t’iu kushtonte 350 euro për një sy.

Të shkuara dhe sytë e fortë se kalojmë kohë të vështira për të parë tamam.

Shyqyr që na përfaqëson se këtu qenka si me qenë skuadra e Erion Braçes”, tha mes tjerash Rama.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.