KULTURË

Shfaqet “mbretëresha e bukur e linejnit”

16:06 - 20.01.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Javën e ardhshme shfaqet në teatër më 26 dhe 27 janar premiera “Mbretëresha e Bukurisë” e autorit Martin MCDonagh. Vepra është produksion i Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”, salla “Moliere” ora 19:00. Pjesa e përkthyer nga Adriana Tolka, me regji të Kiço Londos, skenografi të Beqo Nanaj dhe kostumografe Sofi Kara, vjen me interpretimin e aktorëve Laura Nezha, Ermira Gjata, Genci Fuga, Engjëll Hoxha. As/regjisor: Marsel Greva, Kleard Gërmenji




“Mbretëresha e bukur e Linejnit” është një komedi e shkruar nga autori Martin Mekdonah, e cila u ngjit në skenë për herë të parë nga kompania e Druid Theatre në Galluej, Irlandë, më 1 shkurt 1996. Ajo gjithashtu shijoi suksesin e shfaqjeve në ‘Uest End’ të Londrës, Broduej dhe Of-Broduej. Është kandiduar për çmimin Lorenc Olivier si vepra më e mirë dramatike për produksionin e Londrës, dhe produksioni i Broduejit i vitit 1998 u kandidua për 6 çmime ‘Toni’, duke fituar 4. Kjo komedi tragjike vazhdon të shfaqet me sukses në skenat botërore. Vepra, e vendosur në malet e Konemarës në kontenë Galluej të Irlandës, rrëfen historinë me nota të errëta komike të Morin Folanit, një grua e zakonshme dhe e vetmuar në të dyzetat, dhe të nënës së saj manipuluese Meg. Ndërhyrja e Megit në mundësinë e parë dhe ndoshta të fundit të së bijës për një lidhje dashurie vë në lëvizje një tren me ngjarje sa komike, aq tmerruese, të cilat çojnë në fundin e pashmangshëm tragjik të pjesës.

“Mbretëresha e bukur e Linejnit” është një kritikë ndaj nacionalizmit irlandez, i cili është toksik dhe antimodern, ndërkohë që tregon nevojën urgjente për një identitet, që nuk është vetëm modern, por edhe irlandez. Ndërsa prioritetet e autorit Mekdonah sillen te krijimi i komedisë së zezë, fakti që vepra është bërë kaq e famshme tregon vendin voluminoz, që zë ajo në një diskutim më të gjerë mbi luftën për të gjetur një truall të mesëm midis nacionalizmit, që qëndron larg realitetit, dhe modernitetit të zbrazët kulturalisht. Ndërsa Mekdonah nuk e drejton gishtin mbi ndonjë lloj shprese apo zgjidhjeje në vepër, cikli zemërthyes i traumës mes personazheve në Linejn paraqet një kritikë kulturale të rëndë dhe të sinqertë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.