AKTUALITET

Trafiku i drogës, “Roni i Shijakut”, porositësi i heroinës në fshatin Brenog të Hasit

12:00 - 20.01.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

DURRËS – Hekuran Hoxha, i cili u arrestua mbrëmjen e së premtes dyshohet se është koka e grupit “Avdylaj”, që u godit në muajin tetor të vitit që shkoi në kuadër të operacionit të koduar “Volvo 4”. Një ditë pas vënies në pranga, burime pranë grupit hetimor bënë me dije se dyshohet që 48-vjeçari që njihet edhe si “Roni i Shijakut” ishte personi që dyshohet se luante rolin kryesor në trafikimin heroinës, që prodhohej në laboratorin e Hasit.




Po të njëjtat burime thanë se Hoxha dyshohet se drejtonte trafikun e drogës nga Shqipëria drejt vendeve të tjera të Europës. 48-vjeçari është i afërm me biznesmenin Admir Hoxha, personi që ideoi dhe financoi ngritjen e laboratorit të prodhimit të heroinës në fshatin Brenog të Hasit, ku u gjetën 250 kg lëndë narkotike dhe ku u arrestuan 5 persona.

Sipas prokurorisë, Saimir Gjepali, (i shpallur në kërkim) dhe Hekuran Hoxha janë dy kontaktet e biznesmenit Hoxha, që akuzohet si njeriu që financoi ngritjen e laboratorit të drogave të forta. Biznesmeni vazhdon ende të jetë në kërkim nga policia, së bashku me dy shtetas turq dhe një kosovar që punonin për prodhimin e heroinës në laborator. Ndërkaq, burime zyrtare nga policia mbrëmë bënë me dije shtetasi në fjalë u kap, pasi më 17 janar të këtij viti, prokuroria ka lëshuar urdhër ndalimi ndaj tij. Ai dyshohet për kryerjen e veprave penale: “Prodhim dhe shitje e narkotikëve”, “Trafikim i narkotikëve”, “Prodhim dhe fabrikimi i lëndëve narkotike dhe psikotrope, në bashkëpunim në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal”, “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” si dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale”. Një hetim i Prokurorisë së Krimeve të Rënda dhe antimafies italiane ka zbuluar se Hekuran Hoxha në bashkëpunim me persona të tjerë kanë mundur që gjatë viteve 2003-2004 të trafikonin nga Shqipëri në Itali 488 kg heroinë.

Mes personave të këtij grupi ka qenë edhe Alket Hatija. Përveç Italisë, grupi është akuzuar për trafik dogrash të forta në Itali dhe në Turqi. Hekuran Hoxha është arrestuar edhe në vitin 2009 bashkë me katër persona të tjerë, si të dyshuar për trafikimin e sasisë prej 488 kg heroinë nga Shqipëria drejt Italisë. Në atë kohë, bashkë me Hekuran Hoxhën u prangosën edhe Alket Hatija i njohur si “Zoti i drogës”, Fatbardh Hoxha, Mentor Shehu dhe Saimir Gjepali, që të gjithë nga Shijaku. Gjithashtu, ai është arrestuar edhe në vitin 2011 si pjesë e një grupi që trafikonte heroinë nga Turqia drejt Europës.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.