Kryesore

Unaza e Re/ Banorët në protestë, Balliu: Javën që vjen të rrëzojmë qeverinë

17:43 - 20.01.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Banorët e zonës së Astirit kanë dalë përsëri në protestë duke kundërshtuar projektin i cili prek banesat e tyre.




Në ditën e 77 të protestës nuk ka munguar dhe deputeti demokrat Klevis Balliu, i cili u shpreh se java e ardhshme është e rëndësishme, pasi sipas tij ka ardhur koha që qytetarët të bashkohen për të rrëzuar këtë qeveri.

“Çdo ditë që ne dalim këtu neve na shtohen mbështetësin dhe qytetarët e ndershëm që janë kundër vjedhjes. Edi Rama anuloje projektin se revoltat që do shohësh në Shqipëri do ta bëjnë revoltën në Francë lule përballë asaj që do shohësh ti në Shqipëri. Shtëpitë janë tuajat dhe tuajt do të mbeten do apo nuk do Edi Rama. Rrëzimi i Edi Ramës është domosdoshmëri kombëtare. Java që do vijë do jetë javë e rëndësishme për të gjithë ne. Ka ardhur koha që qytetarët të marrin atë që u takon. Ka ardhur koha që politika të dëgjojë qytetarët dhe jo interesat e saj. Të bashkohemi të gjithë për të rrëzuar këtë qeveri. Qytetarët nuk kanë më rrugë tjetër përveç revoltës”- u shpreh deputeti i PD, Klevis Balliu.


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. Ke besoni o te mjere, Balliun per rrezimin e qeverise Rama?
    Po pse me fjalet qe ju premton juve do ta rrezoje?
    Qeveria rrezohet me vote dhe me asgje tjeter.
    Ai, u ndersen juve per te perfituar ndonjeçik kredo per vehete.
    Perpara Edi Rama.Shtet juridik perte gjithe.

    Përgjigju ↓