Kryesore

Basha pyet socialistët për ministrat e rinj: A i njihni të paktën? E dini kush janë?

17:56 - 21.01.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në fjalën e tij, në nisjen e sesionit të ri parlamentar, kreu i PD-së Lulzim Basha është ndalur tek ministrat e rinj të cilët i cilësoi si kukulla të Kryeministrit Edi Rama.




Nga foltorja e Kuvendit, ai ju drejtuar deputetëve të PS-së në sallë duke i pyetur: “A i njihni këto zonja këtu? E dini se kush janë dhe çfarë kanë bërë që kanë arritur deri këtu?” tha Basha

Ai tha se ministrat e rinj të kabinetit qeveritar janë kukulla të kryeministrit dhe nuk përfaqësojnë qytetarët dhe as PS.

“Kam paralajmëruar nga kjo sallë se projekti i vetëm i Ramës është asgjësimi i çdo procesi dhe institucioni politik. Hap pas hapi keni parë se si u vu në jetë ky projekt. U asgjësuan zgjedhjet, e drejta e votës u asgjësua. Rama do të qeverisë me oligarkët dhe kriminelët. Sot kjo sallë nuk përfaqëson interesin publik, pasi ata që kanë forcën e kartonëve që mbron krimin. Ky Kuvend përfaqëson sot vesin më të shëmtuar, hajdutërinë e përzier me arrogancën. U asgjësua Prokuroria, ndërsa tani i erdhi radha e edhe asgjësimit të PS. Sot ministrat në pushtet nuk janë përfaqësues të popullit dhe të PS. Ata janë kukullat e kryeministrit” tha Basha.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.