SPORT

Çyrbja: Kemi presion, por triumfojmë ne

11:27 - 21.01.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kukësi po zhvillon përgatitjet e fundit në prag të takimit të Kupës ndaj Apolonisë. Faza përgatitore e zhvilluar në Antalia, është konsideruar si pozitive nga mesfushori Arbër Çyrbja, i cili shënoi 3 gola në 3 ndeshjet e zhvilluara. Në një prononcim për ‘SuperSport’, Çyrbja e ka pranuar se skuadra e ka presionin, por aq sa e ka norma, ndërkohë që ka besim se Kukësi mund t’ia dalë. “Faza në Antalia?




Askush nuk e di çfarë ndodh, por shyqyr që dolëm mirë dhe në të gjitha ndeshjet bëmë lojë të mirë. Ndihem shumë mirë dhe kemi lojtarë të mirë. Është e vërtetë që ekipet janë pak a shumë njëlloj si Partizani, si Teuta, si Skënderbeu janë shumë afër, por besoj se deri në fund do t’ia dalim. Presioni? Si çdo ekip që pretendon ka presion dhe është presion normal”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.