BOTA

“E hëna blu”, sot është dita më e trishtuar e vitit

08:44 - 21.01.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ndonëse java duhet të nis me optimizëm, pikërisht dita e sotme konsiderohet si “dita më e trishtuar” e vitit.




Gjendja financiare pas festave të fundvitit, moti i keq si edhe pritja e gjatë për stinën e verës janë disa nga arsyet që ndikojnë në gjendjen shpirtërore të shumë personave.

E quajtur ndryshe si “E hëna blu”, sipas studiuesve mendohet se është një nga ditët kur njerëzit janë më të trishtuar dhe më pesimistë se çdo ditë tjetër të vitit. Ndërsa flitet për të prej disa vitesh, “e hëna blu” është më shumë sesa thjesht një “hashtag”: është rezultat i një formule aktuale të menduar mirë nga një psikolog.

“E hëna blu” supozohet se është dita më monotone, më e mërzitshme dhe më e mjerueshme e vitit. Sipas formulës, “e hëna blu” bie në të hënën e tretë pas Vitit të Ri. Këtë vit, “e hëna blu” është kjo e 21 janarit.

Formula merr parasysh variable të ndryshme, si për shembull kushtet e motit, borxhet, kalimin e Krishtlindjes dhe Vitit të Ri, si dhe nivelet përgjithësisht të ulëta të motivimit.

Studiuesit pranojnë se nuk ka asnjë të vërtetë shkencore tek “e hëna blu”, por sidoqoftë bëhet fjalë për një akumulim faktorësh të jashtëm, të ndryshëm, në janar, që lehtësisht prekin edhe humorin.

Një studim nga “Co-op” zbuloi se 26 përqind e popullsisë britanike pohojnë se ky muaj është kur ata ndjehen më të vetmuarit.

Të hënën, njerëzit kanë më pak gjasa të buzëqeshin para orës 11:16, ata ankohen për mesatarisht 12-34 minuta më shumë se ditët e tjera dhe pothuajse shumica e femrave e quajnë “ditën e tyre më të shëmtuar”, sipas “Toronto Sun”.

E hëna është gjithashtu dita kur ndodhin më shumë problemet shëndetësore me zemrën ose goditjet në tru.

Teksa moti i ftohtë konsiderohet si një ndër faktorët që ndikon në gjendjen shpirtërore të njerëzve, këshillohet që  të udhëtojnë drejt vendeve të ngrohta.

Gjithashtu këshillohet që në tryezë të vendosen sa më shumë perime, të qëndroni aktivë, të bëni shëtitje në natyrë, të mos refuzoni marrëdhëniet seksuale dhe të merrni sa më shumë vitaminë D.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.