AKTUALITET

EMRI/ U gjet i murosur, kush është shqiptari i vrarë në Itali

20:13 - 21.01.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Është zbuluar identiteti i personit, që u gjet i murosur në një vilë luksoze në komunën Senago të Milanos.




Sipas asaj që bëjnë të ditur mediat italiane, mësohet se mësohet se shqiptari Astrit Lamaj  është personi, i cili është vrarë dhe pastaj është futur në murin e kësaj vile. Lamaj rezultonte i zhdukur që prej muajit janar të 2013.

Nga mjekët ligjorë bëhet me dije se vdekja e shqiptarit ka qenë shumë e dhunshme.

Autoritet italiane kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje dhe zbulimin autorëve të kësaj ngjarje të tmerrshme.

Zhdukja Astrit Lamajt ishte denoncuar nga i vëllai. Nga hetimet në atë kohë ishte thënë se shqipatri ishte parë për herë të fundit në provincën e Monzës.

Trupi i tij u gjet para pak ditësh nga disa punonjës, të cilët po restauronin e vilës ku ishte murosur trupi i Lamajt.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.