BOTA

FMN: Tensionet tregtare ngadalësojnë rritjen ekonomike

15:44 - 21.01.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Fondi Monetar Ndërkombëtar paralajmëroi se përshkallëzimi i tensioneve tregtare mund të dëmtojë rritjen ekonomike globale.




Në një raport të ri për parashikimin ekonomik botëror, FMN-ja gjithashtu paralajmëroi për rreziqet që mund të shkaktojë dalja e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian pa marrëveshje.

Për ekonominë botërore, FMN-ja parashikon tani rritje prej 3.5  përqind në vitin 2019. Në tetor, parashikimi ka qenë për 3.7 përqind.

Sipas FMN-së, në këtë rënie kanë kontribuar tarifat tregtare që SHBA-ja dhe Kina ia kanë vënë njëra-tjetrës mbi mallrat e importuara.

“Prioritet kryesor është që vendet t’i zgjidhin bashkërisht dhe shpejt mosmarrëveshjet e tyre tregtare dhe jo të ngrenë më tej barriera të dëmshme dhe të destabilizojnë një ekonomi globale tashmë të ngadalësuar”, tha FMN-ja.

Në këtë raport të ri, ka rishikime për ekonomitë e zhvilluara, veçanërisht për eurozonën. Ajo reflekton ndërprerjet e industrisë motorike në Gjermani nga standardet e reja të emetimit të karburantit.

Gjithashtu paraqet me shqetësim situatën në Itali, ku tregjet financiare janë të papërcaktuara në planet e qeverisë për të zgjeruar shpenzimet. Edhe sistemi bankar i vendit është dobësuar.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.