BOTA

Izraeli ka kryer sulme ndaj objektivave iraniane në Siri

15:34 - 21.01.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Izraeli ka kryer sulme ajrore ndaj objektivave ushtarake iraniane brenda Sirisë. Në një deklaratë qeveritare të publikuar ditën e sotme, ushtria izraelite bëri të ditur se sulmet u kryen si përgjigje ndaj forcave iraniane, që kishin hedhur raketa tokë-tokë nga Siria, me objektiv Lartësitë Golan.




Izraeli tha se sulmet e tij ajrore vunë në shënjestër një qendër ushtarake në aeroportin e Damaskut, disa qendra trajnimi dhe magazina iraniane muncionesh, si dhe qendra siriane të mbrojtjes nga raketat.

“Ne mbajmë përgjegjës regjimin sirian për gjithçka që ndodh në Siri dhe i paralajmërojmë ata të mos godasin Izraelin, dhe të mos lejojnë që të tjerë të kryejnë sulme nga vendi i tyre”, tha Ministri izraelit i Mbrojtjes.

Organizata “Vëzhguesi sirian për të drejtat e njeriut” me seli në Britani, që monitoron luftën në Siri, njoftoi se sulmet izraelite vranë të paktën 11 luftëtarë pro-sirianë.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha të hënën se Izraeli do të godasë cilindo që përpiqet ta dëmtojë atë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.