SHËNDET

Kërpudhat, ilaç kundër depresionit

14:43 - 21.01.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një zbulim nga studiuesit e Imperial College London ka arritur në përfundimin se konsumimi i Kërpudhave Magjike ndihmojnë pacientët me depresion që të rigjenerojnë trurin. Shkencëtarët shpjegojnë se kjo kërpudhë ka në përbërjen e saj dhe Psilocybin e cila ka një efekt pozitiv në shëndetin mendor. Mikrodozat e kësaj substance i bënë njerëzit të ndihen më energjikë, iu largon frikën, ankthin.




Studiuesit i bazuan hulumtimet e tyre tek 20 pacient të cilët vuanin nga depresioni dhe që nuk kishin shfaqur përmirësim nga kurimet antidepresion. Pacientët në javën e parë morë një dozë prej 10mg të psilocybin nëpërmjet kërpudhave magjike dhe javën e dytë e çuan dozën në 25mg. Të gjithë të sëmurët nisën të ndiheshin më mirë që një javë pas trajtimit. Megjithatë studiuesit shpjegojnë se ky zbulim është thjesht një vështrim i lehtë mbi efektet e Kërpudhës Magjike dhe se pritet që vitin tjetër të realizojnë një studim me të gjerë për mrekullitë që mund të bëj kjo bimë. Kërpudhat gjithashtu kanë në përbërjen e tyre shumë vitamina e nutrientë, kanë pak yndyrë, pak kripë, si dhe pak kalori. Ato janë të mbushura edhe antioksidues, ndërkaq kërpudhat si ushqim njihen se ju mbrojnë nga dëmet e plakjes dhe forcojnë sistemin imunitar.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.