Kryesore

Kryemadhi: Rama nuk na habit as lakuriq. Beni të dua shumë, por të shiti..

17:49 - 21.01.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi nuk i ka kursyer akuzat e saj në seancën e e parë parlamentare për vitin 2019.




Në fjalën e saj nga foltorja, Kryemadhi u shpreh se kjo qeveri, e kapur nga krimi dhe korrpusioni, dhe me këtë kryeministër, nuk habit më askënd me skandalet e saj.

Sipas Kryemadhit, duke parë skandalet e shumta, shqiptarët nuk habiten as po të dalë Rama sërish lakuriq.

Kryemadhi tha se do hapë librin e defterit te telefonatave të Ramës me anëtarë të grupeve kriminale.

Teksa foli në emër të grupit parlamentar të LSI-së, Kryemadhi paralajmëroi se ministrat e shkarkuar nga Rama, Ahmetaj e Gjiknuri, do të përballen së shpejti me drejtësinë. Kryetarja e LSI-së i akuzoi për afera kriminale.

“Arben të dua shumë, por të mori firmën edhe të shiti. Edhe ty Belinda, sapo të të marrë firmën do të të shesë”, tha Kryemadhi duke iu drejtuar ish-Ministrit të Financave Arben Ahmetaj dhe Ministres së re të Energjisë dhe Infrastrukturës Belinda Balluku.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.