POLITIKË

Mbledhja e Kryesisë së PD-së, Gazment Bardhi zbulon vendimet që u morën mbi protestën

22:22 - 21.01.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, i ftuan në emisionin “A Show” me Adi Krastën, ka dhënë detaje në lidhje me vendimet që janë marrë në mbledhjen e Kryesisë së kësaj force politike.




Sipas Bardhit, nesër në orën 11:00 do të mblidhet Kolegji i Kryetarëve ku do të diskutojnë mbi stategjinë  e protestave popullore, me qëllim largimin e kryeministrit Edi Rama.

“Në zbatim të vendimit të Këshillit Kombëtar të PD-së, sot Kryesia ka diskutuar mbi strategjinë e protestave që do të ndjekë PD dhe opozita.

Nesër në 11:00 PD do të thërras mbledhjen e Kolegjit të Kryetarëve ku do të diskutohet strategjia, detajet dhe forma e protestës, data dhe ora.

Pastaj pasdite do të ketë një tjetër mbledhje”, u shpreh Bardhi në News24.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.