SPORT

Modriç në perëndim, Reali jep 70 mln për mesfushorin e Sitit

12:28 - 21.01.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Bernardo Silva, lojtari i Mançester Sitit, është në orbitën e Realit, për të zëvendësuar Luka Modriç. Florentino Perez është i gatshëm të derdhë në arkat e klubit anglez plot 70 milionë sterlina për ta marrë portugezin në Madrid. Luka Modriç duket se nuk ka më stimuj të vazhdojë tek Reali, pasi karriera e tij është drejt viteve të fundit. Një aventurë e re do ta sjellë kroatin në formën e duhur duke e motivuar disi më shumë.




Për të flitet se Interi dhe Juventusi janë të interesuara. Sipas asaj që raporton “Daily Star”, te Reali kanë gjetur zëvendësuesin, i cili është portugezi Bernanrdo Silva, që po luan sezonin e tij të dytë tek Siti. Gjithmonë lëvizjet do të nisin në fund të këtij sezoni, pasi Guardiola vështirë të heqë dorë nga portugezi këto momente.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.