Show-Bizz

Naomi Campbell në lidhje dashurie me këngëtarin 23 vite më të ri

15:23 - 21.01.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Supermodelja Naomi Campbell dhe këngëtari Liam Payne kanë ndezur thashethemet se janë në një romancë. Mediat kanë aluduar për një lidhje mes tyre, për shkak të komenteve që Naomi dhe Liam kanë lënë në fotot e njëri-tjetrit.




Këngëtari dhe modelja 23 vite më e madhe flirtuan shumë publikisht në Instagram. 48-vjeçarja publikoi një selfie dhe Liam shfrytëzoi momentin për ta komplimentuar: “Përsosmëria në një person. Mos më shiko me ato sy”, duke e shoqëruar me një emoji puthjeje.

Por edhe Naomi ka komentuar në foton e 25-vjeçarit. Këngëtari publikoi një foto duke parë veten në pasqëyrë dhe ikona e modës komentoi: “Shpirti i bukur”, shoqëruar me emoji zemre. Por ata nuk kanë komentuar ende thashethemet që qarkullojnë në mediat rozë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.