Kryesore

Nis greva tek Filologjiku, pedagogët: Të rrëzohet VKM-ja se cenohet autonomia

10:08 - 21.01.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ashtu siç edhe kishin bërë të ditur që prej të premtes, studentët dhe pedagogët e Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë kanë nisur sot grevën e tyre.




Ata kanë dalë në oborrin e fakultetit dhe nuk zhvillojnë mësim, pasi kërkojnë që të plotësohen kërkesat e parashtruara më herët.

Pedagogu Mark Marku theksoi se vendimet e Këshillit të Ministrave janë në kundërshtim me frymën europiane. Ai deklaroi se Asambletë e të gjitha fakulteteve do të mblidhen për të marrë një vendim se cili do të jetë veprimi i radhës.

“Ne u kemi bërë thirrje edhe asambleve të tjera që do të caktojmë një ditë për të debatuar dhe vendosur, se trupa akademike është diverse dhe autonome. Do bëjmë një takim të gjithë asambleve dhe do të dalim me një qëndrim, se çfarë varet nga dispozita e gjithë asambleve, se duam të jemi për qëndrime të matura dhe të shkojnë në favor për cilësinë e arsimit të lartë në Shqipëri”, – u shpreh Marku.

Ndërsa zëvendësdekani Agron Gjekmarkaj pohoi: “Ne jemi për ti mbështetur dhe jemi pas një vendimi unanim të marrë nga asambleja për të shprehur indinjatën tonë të përsëritur dhe thirrjen për arsye që i drejtohet qeverisë për të rrëzuar ligjin e arsimit të lartë. Nëse ai ligj nuk bie universiteti nuk do të ketë paqe. I bëjmë thirrje qeverisë të mos harxhojë kohë me retorikë, por të flasë për kërkesat e studentëve. Kërkesat i janë drejtuar qeverisë, ne jemi thjesht solidarë me studentët në këtë çështje.

Na shqetëson se studentët janë jashtë auditorëve, jemi këtu të kapim mësim dhe dije për sa kohë ata janë jashtë, nuk funksionon. UT do i drejtohet Gjykatës Administratave për të rrëzuar VKM-të se cenohet autonomia, pasi nuk lejojmë që universiteti te merret ne patronazh nga ministrat e Ramës si bëri në show e radhës të Turbina”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.