SHËNDET

Pini çdo ditë një gotë me ujë të ngrohtë esëll. Ja sëmundjet që kuron

20:00 - 21.01.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Konsumi i ujit të ngrohtë ka një ndikim të jashtëzakonshëm në shëndetin tonë. Më poshtë po ju zbulojmë disa prej tyre. Mjafon ta konsumoni çdo mëngjes esëll 1 gotë me ujë te ngrohtë, si edhe para gjumit.




Qetëson dhimbjet muskulore: Uji i ngrohtë ka efekt qetësues mbi të gjithë muskujt e organizmit, sidomos kur keni dhimbje dhe spazma te muskujve të qafës dhe shpatullave. Ai ndihmon gjithashtu qarkullimin e gjakut në këto zona.

Ndihmon tretjen: Uji i ftohtë mund të ngrijë përmbajtjet yndyrore të ushqimeve që keni konsumuar më parë. Kurse, uji i ftohtë arrin t’i reduktojë ato dhe t’i largojë nga trupi.

Ndihmon në rënien në peshë: Metabolizmi ynë ka gjithmonë nevojë për nxitës të jashtëm që mund të stimulojnë punën e tij. Uji i ngrohtë është një prej tyre. Ai ndihmon rënien në peshë, si dhe stimulon punën e veshkave dhe traktit gastrointestinal.

Lufton kapsllëkun: Kapsllëku ose pamundësia në jashtëqitje është një shqetësim shëndetësor që prek pothuaj të gjitha moshat. Uji i ngrohtë është një zgjidhje shumë e mirë për ata që vuajnë nga ky problem. Ai vë në lëvizje enzimat e zorrëve dhe ndihmon në uljen e fryrjes së barkut.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.