SPORT

Siti i përgjigjet Liverpulit, diferenca rikthehet në katër pikë

13:28 - 21.01.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Nuk mund të gabonte Mançester Siti në ndeshjen me Hudërsfilldin. Skuadra e Guardiolës ka fituar pastër, 0-3, në këtë transfertë, duke e çuar diferencën e pikëve me Liverpulin sërish në katër. Një ndeshje e lehtë për Sitin, që kaloi në avantazh pas 18 minutash lojë. Protagonist ishte mbrojtësi Danilo, i cili gjuajti nga distanca dhe topi, pas një devijimi, shkoi në rrjetë.




Dy golat e tjerë për “qytetarët” u shënuan në pjesën e dytë të ndeshjes dhe kanë për autorë sulmuesit Stirling dhe Sane. Për golin e dytë ka pasur dyshime për pozicion jashtë loje. Mançester Siti ka bërë detyrën dhe vazhdon të luftojë fort për titullin kampion. Diferenca prej 4 pikësh konsiderohet e rikuperueshme për djemtë e trajnerit Guardiola.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.