AKTUALITET

Skandali “DH Albania”, jep dorëheqjen drejtori i Operatorit të Sistemit të Transmetimit

13:57 - 21.01.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Klodian Gradeci, drejtori i Operatorit të Sistemit të Transmetimit, ka dhënë dorëheqjen ditën e sotme . Dorëheqja vjen pas publikimit të skandalit të kompanisë “DH Albania” e  cila fitoi tenderin në mënyrë të dyshimtë për të nisur punimet për ndërtimin e “Unazas së Madhe”.




Mësohet se, në kërkesën e dërguar Ministres së Infrastrukturës dhe Energjetikës, Bleinda Balluku, Gradeci shprehet se motivet e dorëheqjes së tij janë personale.

Nga ana tjetër, vet ministrja ka dërguar sot në Bordin e OST kërkesën për shkarkimin e drejtorit të këtij institucioni.

 

 

Kujtojmë që, pak ditë më parë Gradeci u mor në pyetje nga prokuroria së bashku me kreun e  ARRSH-së Afrim Qendro në lidhje me skandalin e firmës “DH Albania”.

Pas zbulimit të skandalit të parë, ku rezultoi se “DH Albania” e kishte fituar tenderin e Unazës së Re me dokumente të falsifikuara, u anulua edhe tenderi i dytë nga OST.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.