POLITIKË

“Ta qaj hallin Sali për mesazhin që ke marrë”, Berisha i përgjigjet Ramës

20:09 - 21.01.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryeministri Rama foli për një mesazh që ka marrë ish-Kryeministri Berisha, por pa specifikuar se për çfarë bëhet fjalë.




Në përgjigje, Berisha ka reaguar në Facebook ku shkruan se i vetmi mesazh që ka marrë është ai për largimin e Edi Ramës.

“Të dashur miq, sot tek po largoheshim nga Parlamenti dhe po ju drejtohesha deputetëve kanabistë se jeni të dënuar të dëgjoni një veshëgjatë si ky, Edvin Kristaq Urrejtja turfullonte duke thëne se: “nuk ke faj Sali se ke marrë një mesazh, ke marrë një mesazh”.

Me këtë rast dua t’ju siguroj ju dhe mbarë shqiptarët se halli i vetëm i kllounit haluçinant është të kamuflojë mesazhin absolutisht të vetëm që kam marrë dhe marr çdo ditë nga miq brenda dhe jashtë vendit dhe që është rrëzimi me çdo kusht i Zografit Bis.

Njeriut që mbyti me drogë Shqipërinë dhe po pëpiqet tëcopëtojë Kosovën dhe regjimit të tij të kakistokracisë, për çka sot mbetem më i përkushtuar se kurrë”, shkruan Berisha.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.