OPINION

Unë sot jam në grevë

14:46 - 21.01.19 Artan Fuga
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Unë sot jam në grevë, si antar i thjeshtë, i barabartë, përtej ndarjeve departamentale, i asamblesë të fakultetit histori – filologji të Universitetit të Tiranës.




Sepse unë refuzoj të bëj mësim në një universitet që kthehet në një rregjim kazerme. Sepse vkm e fundit janë krejtësisht në kundërshtim me frymën demokratike të një universiteti të lirë!

Sepse unë jam për një model të ri universitar shqiptar, por jo që kriza e protestave studentore të hidhet mbi demokracinë universitare.

Unë e njoh nga historia sesa sa e rrezikshme është kur pushteti bën sikur merr anën e të dobtëve dhe si zgjidhje propozon cënimin e lirisë! As feja, as shkenca, as arti, as dija, nuk bëhet në kushte detyrimi!

Prej shekujsh Martin Luteri e ka zbuluar këtë edhe për shqiptarët !

Sot në oborrin e fakultetit histori – filologji luhet fati i intelektualizmit shqiptar për të paktën dekadat e ardhëshme.

Unë njoh të gjitha të metat dhe veset e botës universitare, një pjesë e të cilave janë të rënda, edhe për përgjegjësi të politikave të ndjekura në këto dekada. Por, unë më mirë pranoj veset e lirisë sesa “virtytet” e një diktature që prej kohësh vërtitet mbi mendjet e shqiptarëve dhe botën intelektuale shqiptare.

Vetëm bashkëpunimi forcë publike, studentë, shoqëri, pedagogë, mund t’a shpëtojë arsimin e lartë shqiptar!

Politika t’a kuptojë se nuk merr vesh fare nga administrimi i dijes dhe i shkencës, prandaj prodhon norma juridike që janë edhe më të dëmshme sesa vetë ligji i keq i arsimit të lartë!

Nuk ka kuptim që fillimisht na imponohen vkm autoritare dhe pastaj na thuhet hajde diskutojmë për paktin e universitetit!!!

Pedagogët dhe studentët nuk janë debila! Mos i humbisni ditët dhe orët pedagogëve dhe studentëve që duhen harxhuar për dijen dhe shkencën! Unë sot jam në grevë!


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.