BOTA

Emigrantët, debate mes Italisë dhe Francës

11:22 - 22.01.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Franca thirri në bisedë informative ambasadoren e Italisë, pasi zëvendëskryeministri italian i akuzoi francezët për shfrytëzimin e Afrikës dhe nxitjen e migrimit.




Ditën e diel, Luigi di Maio i bëri thirrje Bashkimit Evropian që të sanksionojë Francën për politikat e saj në Afrikë.

Ai tha se Franca “nuk ka ndaluar kurrë kolonizimin e dhjetëra shteteve afrikane”.

Di Maio shtoi se nëse nuk do të ishte Afrika, Franca do të renditej e 15-ta në mesin e ekonomive botërore, e jo në mesin e gjashtë të parave.

Vazhdimisht qeveria italiane është “ndeshur” me Francën gjatë muajve të fundit për çështje të tilla si: emigracioni, protestat dhe kultura.

Kur Franca kritikoi Italinë për mos lejimin e anijeve me emigrantë të ankoroheshin në brigjet e saj, zyrtarët italianë iu përgjigjën duke akuzuar vetë Francën se refuzoi të pranonte emigrantë.

Ministri i Brendshëm, Matteo Salvini, këtë muaj deklaroi se Franca po strehonte një numër “terroristësh që kishin vrarë në Itali”.

Di Maio u bashkua me kauzën e “jelekverdhëve” të Francës, duke u bërë thirrje atyre të mos heqin dorë dhe u ofroi atyre “mbështetjen që ju nevojitet”.

Këtë deklaratë e ai e bëri gjatë një vizite në Italinë qendrore në fundjavë, pikërisht kur OKB-ja tha se rreth 170 emigrantë dyshohet se ishin mbytur në dy anije në detin Mesdhe.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.