SPORT

Firma formalitet, Morata është i Atletikos

13:20 - 22.01.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Tashmë mund të quhet e kryer. Sulmuesi Alvaro Morata mund të quhet një lojtar i Atletiko Madridit. Akordi mes Çelsit dhe klubit madrilen është arritur dhe pritet vetëm firma. Nga ato që bëhen me dije nga media angleze “Sky Sport”, sulmuesi mund të quhet pjesë familjes “Rohiblancos”. Akordi mes tri palëve është gjetur lehtësisht edhe në ditët në vijim, pritet që Morata të shkojë në vendin e origjinës së tij që është Madridi.




Operacioni mund të quhet i mbyllur, pasi lojtari do të shkojë në huazim dhe në fund të sezonit Atletiko, duhet që të paguajë 50 deri në 55 milionë euro në varësi të bonuseve. Ky transferim i hap derën kalimit të Higuain te Çelsi dhe Piontekut te Xhenoa. Pra, një lëvizje e tillë ka bërë që të ndryshojë disi “klima” në merkaton e janarit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.