SPORT

Ibra: Largimi i Murinjos çliroi Pogban

15:02 - 22.01.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Zlatan Ibrahimoviç ka qenë një nga personat që i ka qëndruar më afër Pol Pogba në vitet e tij te Mançester Junajtid dhe e kupton shumë mirë francezin dhe nevojat që kishte ai për të qenë i lirë nga disiplina taktike që kërkonte Zhoze Murinjo. Pogba ka gjetur përsëri ritmin e tij që kur skuadrën e drejton Ole Gunar Solskjaer dhe për Ibrën, kjo është arsyeja pse ai po tregon përsëri futbollin më të mirë të viteve të fundit. “Ka disa lloj lojtarësh që kanë nevojë të ndjehen të lirë të bëjnë atë që dinë nën disiplinën e një trajneri”, komentoi sulmuesi suedez për ESPN.




“Sigurisht trajneri ka taktikën e tij, por disa lojtarë kalojën këto limite dhe duhet t’i lësh të lirë. Mendoj se Pol është një prej tyre. Ai nuk ndjente besimin e trajnerit dhe si rrjedhojë as trajneri nuk e ndjente nga Pol. Është e vështirë të tregosh veten kur nuk ke besimin e trajnerit dhe nuk ke më energji e motivim, edhe Zhoze ndjente të njëjtën gjë nga Pol. Janë gjëra që ndodhin, jo të gjithë mund të shkojnë mirë bashkë. Vjen një moment kur duhet të ikë njëri apo tjetri. U largua trajneri dhe tani Pol është më i lirë”, tregoi Ibrahimoviç se si ish-shoku i tij i skuadrës ka gjetur përsëri formën më të mirë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.