AKTUALITET

Grabitësi qëllon me pistoletë të moshuarin, ja sa para i mori

19:56 - 22.01.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Brikena Metaj-Një 70 vjeçar nga Memaliaj është grabitur me dhunë mbrëmjen e së martës. Ngjarja ka ndodhur në një dyqan në qendër të qytetit të Memaliaj, në pronësi të Mustafa Mustafait.




Mustafai me bashkëshorten ishin ende në dyqanin ku tregtojnë artikuj industrialë, në kohën kur një person i paidentifikuar nga policia ka tentuar të grabisë të moshuarit. Personi që sipas policisë është rreth 1.95 cm i gjatë, ka goditur në kokë 70 vjeçarin që ka rënë pa ndjenja në tokë dhe më pas ka rrëmbyer portofolin ku mbanin paratë si dhe celularin.

Çifti i të moshuarve të grabitur është ndihmuar nga kalimtarët. Mustafa Mustafai është shoqëruar për në spitalin rajonal të Gjirokastrës ku pohohet se ka një plagë në kokë të shkaktuar me pjesën e pasme të pistoletës, por pa rrezik për jetën.

70 vjeçari Mustafa Mustafai, dikur minator, prej 30 vitesh merret me tregti. Ai gjithashtu ushtron edhe rolin e kambistit, por jo të deklaruar, pasi ishte i paliçensuar. Kjo është vjedhja e dytë brenda pak ditëve në zonën Tepelenë – Memaliaj.

Dy netë më parë, një adoleshent ka qenë i dyshuari kryesor i vjedhjeve të kryera brenda një nate, në disa dyqane në Tepelenë ku rezultoi se kishte marrë vetëm 2000 lekë dhe disa steka cigaresh.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.