Kryesore

Opozita proteston pas Shën Valentinit

20:01 - 22.01.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pasi e paralajmëruan prej ditësh, tashmë duket se PD dhe LSI kanë vendosur të nisin të ashtuquajturat protestat popullore në muajin shkurt, dhe më konkretisht pas festës së Shën Valentinit.




Burime nga selia blu, bënë me dije për “Gazetën Shqiptare” se opozita e bashkuar ka vendosur datën 16 shkurt për nisur valën e protestave, e cila do të startojmë një protestë të madhe opozitare në Tiranë.

Të njëjtat burime saktësuan se protesta e madhe do të nisë në orën 11:00, ndërsa do të paraprihet nga protesta të tjera në qytete të ndryshme të Shqipërisë.

Prej ditësh, krerët më të lartë të PD dhe LSI kanë paralajmëruar nisjen e protestave, që sipas tyre nuk do të ndalen deri në rrëzimin e Ramës.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.