BOTA

Pakt i ri Francë-Gjermani, i hapet rrugë krijimit të Ushtrisë Europiane

14:37 - 22.01.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Franca dhe Gjermani kanë nënshkruar një traktat të ri, si gjesti i fundit i miqësisë mes dy vendeve, i cili do t’i hap rrugë krijimit të një ushtrie të përbashkët europiane.




Kancelarja gjermane tha se pakti, i nënshkruar sot në qytetin e lashtë gjerman të Aachen, synon të ndërtojë një “kulturë të përbashkët ushtarake” mes dy vendeve.

Gjatë fjalimit në ceremoni, Merkel këmbënguli se traktati “kontribuon në krijimin e një ushtrie evropiane”.

Marrëveshja e re u nënshkrua saktësisht 56 vjet pas Traktatit të Elysee të vitit 1963, i cili vendosi marrëdhënie të afërta mes dy vendeve, pas shekujsh konflikte që përfunduan me Luftën e Dytë Botërore.

Si Presidenti francez Emmanuel Macron dhe Merkel kanë theksuar idenë e një ushtrie të përbashkët evropiane, që do të ishte pjesë e aleancës më të gjerë të NATO-s.

Presidenti i SHBA-së Donald Trump në fund të vitit të kaluar u tall me të dy fuqitë evropiane, duke shkruar në Twitter se : “Ishte Gjermania në Luftën e Parë dhe të Dytë Botërore? Si funksionoi kjo për Francën?”.

Merkel në fjalën e saj gjithashtu tha se, ndërsa Franca dhe Gjermania kërkojnë më shumë integrime politike, ekonomike dhe të mbrojtjes, ato gjithashtu duhet të punojnë në një “industri të përbashkët ushtarake”.

Në përfundim ajo paralajmëroi kundër rritjes së nacionalizmit në Evropë, ndërsa bëri thirrje për ringjallje të bashkëpunimit ndërkufitar.

“Populizmi dhe nacionalizmi po forcohen në të gjitha vendet tona”, tha Merkel për zyrtarët francezë, gjermanë dhe evropianë të mbledhur në sallën e qytetit të Aachen.

Duke përmendur largimin e Britanisë nga Bashkimi Europian dhe tendencat proteksioniste në rritje në mbarë botën, Merkel vuri në dukje se bashkëpunimi ndërkombëtar po kalon një periudhë të vështirë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.