SHËNDET

Përse duhet të konsumoni arra

09:58 - 22.01.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në besimet e lashta simbolizonin mençurinë dhe lumturinë. Arrat gjithashtu simbolizojnë lumturi për individin dhe familjen. Përveç shijes, arrat janë gjithashtu të pasura në vlera fantastike për trurin dhe gjithë organizmin.




Më Shumë Energji

Studimet  tregojnë se arrorët (arra, lajthi, bajame) parandalojnë sëmundjet e zemrës.

Arrat përmbajnë acide yndyrore të fuqishme.

Acidi linoleik në veçanti pastron enët e gjakut dhe ul kolesterolin.

Zemër E Fortë

Arrat janë burim i pasur i acideve yndyrore omega-3, tejet të rëndësishme për një jetë të shëndetshme.

Studimet kanë sugjeruar se këto yndyrna luftojnë inflamacionin, duke ulur rrezikun e presionit të gjakut, sëmundjeve të zemrës, hemoragjisë cerebrale, kancerit të prostatës dhe të zorrës së trashë.

Truri

Arrat konsiderohen si një nga ushqimet më të mira për shëndetin mendor.

Acidet yndyrore tek arrat janë në një nivel të lartë dhe përmirësojnë aftësitë e të nxënit tek fëmijët dhe funksionet mendore tek të rriturit.

Kockat

Përveç vitaminave, arrat janë dhe një burim i pasur me minerale si manganezi, kaliumi, kalçiumi, hekuri, magnezi, zinku, fluori dhe selenium.

Kaliumi ndihmon në kontrollimin e rrahjeve të zemrës dhe të presionit të gjakut.

Lëkura

Arrat dhe të gjitha frutat arrore janë shumë të pasura me vitaminë-E, një antioksidant shumë i fuqishëm.

Vitamina E, është e nevojshme për të ruajtur integritetin e membranës së qelizave, të membranës së mukusit dhe të lëkurës, duke e mbrojtur nga radikalet e lira.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.