Kryesore

Rama betohet si Ministër i Jashtëm dhe i shtrëngon dorën Metës

19:39 - 22.01.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryeministri Rama ka marrë zyrtarisht edhe detyrën e ministrit të Jashtëm, duke u betuar në presidencë.




Kreu i qeverisë dhe Presidenti Meta shtrënguan duart pas një krisjeje institucionale, e cila do të zgjasë deri në plotësimin e vendeve vakante të Gjykatës Kushtetuese.

Betimi është bërë pa praninë e medias.

Rama ka thënë se ishte i detyruar të merrte përsipër postin e ministrit të Jashtëm, në kushtet kur, sipas tij, Presidenti Meta ka shkelur Kushtetutën.

Kreu i shtetit refuzoi propozimin e parë të Ramës, duke mos dekretuar Gent Cakajn si ministër të Jashtëm, teksa renditi edhe arsyet që e çuan drejt këtij vendimi.

Kjo lloj përplasjeje, mes dy prej institucioneve më të rëndësishme në vend, është e para në llojin e saj.

Më herët, edhe në rastin e ministrit Sandër Lleshaj, Presidenti refuzoi ta dekretojë me herën e parë.

Njoftimi i Presidencës:

Në Institucionin e Presidentit të Republikës u zhvillua ceremonia e betimit të Ministrit të ri për Evropën dhe Punët e Jashtme.

 Pas ekzekutimit të himnit kombëtar dhe leximit të dekretit përkatës, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, e njëkohësisht Kryeministër, Edi Rama, u betua sonte, duke vendosur dorën mbi Kushtetutën e Shqipërisë.

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, duke i dorëzuar dekretin, i uroi suksese në këtë detyrë shumë të rëndësishme. Në ceremoni ishte i pranishëm Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla dhe anëtarë të Kabinetit të Presidentit të Republikës


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.