AKTUALITET

Shkarkohet kreu i ARRSH-së, Afrim Qendro. Ja kush emërohet në vend të tij

10:58 - 22.01.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Afrim Qendro, kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar është shkarkuar nga ky post ditën e sotme. Mësohet se në vend të tij do të emërohet Sonila Qato.




Shkarkimi i tij vjen pas publikimit të skandalit të kompanisë “DH Albania” e cila kishte fituar tenderin për ndërtimin e “Unazës së Madh” me dokumente të falsifikuara.

Ditën e djeshme u shkarkua Klodian Gradeci, drejtori i Operatorit të Sistemit të Transmetimit, ndërsa në vend të tij erdhi Skerdi Drenova.

Kujtojmë që, pak ditë më parë Gradeci u mor në pyetje nga prokuroria së bashku me kreun e  ARRSH-së Afrim Qendro në lidhje me skandalin e firmës “DH Albania”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.