POLITIKË

“U bone ti, shko lexo se s’di gjë”, sherr në studio mes gazetares dhe Gjatës

22:18 - 22.01.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Nuk kanë munguar debatet dhe përplasjetpnë studio gjatë emisionit “Dritare me Rudinën” në News24.




Protagonis për janë bërë gazetarja Anila Basha dhe sekretari për çështjet ligjore në PD, Çlirim Gjata.

Gazetarja ka pretenduar se zgjedhjet për kryesinë e PD kanë qenë të manipuluara.

Por i menjëhershëm ka qenë kundërshtimi nga Gjara.

Debati në studio:

Gjata: Zoti Rama u bë edhe ministër i jashtëm. Të gjithë merren  me PD, sepse qeveria nuk përbën më lajm. Flitet për PD në të gjitha televizionet, kjo përbën lajm. Zullumi i qeverisë nuk përben më lajm.

Basha: Mos u merr me gazetarët.

Gjata: Po bëjmë sherr si nusja me vjehrrën.

Basha:  Je në rregull apo jo? Mësohuni të flisni. Unë po të them edhe njëherë. Kërkojë zyrtarisht proces verbalin.

Gjata: Nuk po bën gazetari, po bën sherr.

Basha: Nxirrni proces verbalin. Duhet të vijnë elitat e votuara.

Gjata: Shko lexo se nuk di gjë.

Basha: Merru me çështjet e tua se je sekretar për çështjet ligjore. Ka akuza për manipulim të procesit. Mos më trego ankimimin pas 5 ditësh.

Gjata: U bone ti…

Basha: Partia nuk është e jotja, por e atyre që e votojnë. Edhe unë jam pjesë e saj.

Kadalli: Nuk ka asnjë dekalrim për manipulim nga individët në garë.

Basha: Kur unë nuk i kam provat unë kam të drejtë të dyshoj.

Kadilli: Ti po hedh baltë. Më gjej një person që ankohet.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.