AKTUALITET

Valë shkarkimesh në Infrastrukturë, çfarë pritet të ndodhë

13:02 - 22.01.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Vala e shkarkimeve duket se ka prekur sot edhe drejtorin e portit të Durrësit. Gazeta Shqiptare mëson se është shkarkuar drejtori i Portit të Durrësit, Afrim Bakaj. Bakaj u shkarkua me vendim të ministres së re të Infrastukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.




Nga sa mësohet, Genti Tare është emëruar drejtori i ri i Portit të Durrësit.

Ndërkohë, gjatë paradites së sotme, u shkarkua Afrim Qendro, kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar. Ndërkaq, në vend të tij u emërua Sonila Qato.

Shkarkimi i tij vjen pas publikimit të skandalit të kompanisë “DH Albania” e cila kishte fituar tenderin për ndërtimin e “Unazës së Madh” me dokumente të falsifikuara.

Kujtojmë këtu se një ditë më u shkarkua Klodian Gradeci, drejtori i Operatorit të Sistemit të Transmetimit, ndërsa në vend të tij erdhi Skerdi Drenova.

Burime për Gazeta Shqiptare kanë bërë të ditur se vala e shkarkimeve do të vazhdojë, ndërsa pritet të largohen edhe 10 drejtorë të tjerë.

Ministrja e re e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, duket se e ka nisur me “dorë të hekurt” punën, ku lëvizjet e drejtorëve janë të mëdha ditët e fundit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.