SPORT

Zhduket nga radarët avioni ku udhëtonte lojtari i Premier Ligës

11:27 - 22.01.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një avion privat në të cilin udhëtonte sulmuesi i Argjentinës Emiliano Sala është zhdukur nga radari. Avioni që po udhëtonte nga Nante e Francës drejt Kardifit u zhduk nga radari të hënën në mbrëmje.




Policia franceze zbuloi se avioni “Piper Malibu” është zhdukur, teksa drejtuesit e Kardifit janë shqetësuar për futbollistin e tyre, i cili vetëm pak ditë më parë arriti akordin për t’u transferuar në Premier Ligë

Kryetari i Kardifit Mehmet Dalman lëshoi një deklaratë: “Ne jemi shumë të shqetësuar nga lajmet e fundit se një avion humbi kontaktin. Ne presim konfirmim para se të mund të themi diçka më tej. Ne jemi shumë të shqetësuar për sigurinë e Emiliano Sala”.

Ndërkohë në Mbretërinë e Bashkuar dhe në  Francë kanë nisur kërkimet për gjetjen e avionit, teksa nuk dihen arsyet e zhdukjes së tij.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.