Show-Bizz

Nudo artistike apo provokuese? Ja VIP-at që guxuan të zhvishen

17:00 - 23.01.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pamela Aliaj – Të zhveshurit nudo nuk është një gjë që përbën dhe aq zhurmë ditët e sotme, por nëse ka të bëjë me një zgjedhje personale të ndonjë personazhi të njohur, të gjithë jemi sy e veshë. Nuk dihet ende se përse të gjithë jemi të gatshëm që të paragjykojmë një preferencë të dikujt tjetër, por fakti që ai apo ajo ka dalë nudo na bën shumë përshtypje dhe një lajm i tillë bëhet viral për një kohë të konsiderueshme. Vëmendjen kësaj radhe për të dalë nudo e tërhoqi këngëtari i njohur, Alban Ramosaj, i cili së fundmi postoi një foto në faqen e tij në “Instagram”. Nuk është i pari mashkull që del lakuriq, por me siguri nuk do të jetë as i fundit. Më poshtë listojmë disa nga personazhet tona VIP, të cilët kanë eksperimentuar edhe me këtë anë të fotografisë apo edhe dëshirës për të shfaqur lakuriqësinë e tyre.




Alban Ramosaj
Alban Ramosaj i ka befasuar të gjithë kur ka postuar në “Instagram” një fotografi ku shihet pa asnjë rrobë në trup. Komentet ishin të shumta në drejtim të tij, përderisa shoqëria e tij qeshnin me të, por kishte dhe nga ata që lëshuan komentet negative apo dhe të tjerë që bënë meme me të. Por, komenti i nënës së tij po habit më shumë se vetë fotografia e këngëtarit, duke e cilësuar si art atë që djali i saj ka bërë. “Skulpturë Mikelangelo # art”, shkruan nëna e Albanit, Antigona, i cili ia kthen me të qeshur, duke vazhduar më tej: “O jeta s’ke ftohtë?”. Pra, mund të shihet edhe arsyeja e një fotoje të tillë apo jo?

Rezarta Shkurta
Rezarta Shkurta është cilësuar nga mediat shqiptare si një artiste që joshet pas fotografimit nudo. Këngëtarja para disa vitesh publikoi disa fotografi të reja ku ajo shfaqet e tëra e zhveshur, duke fshehur vetëm pjesët intime. Ajo edhe më herët kishte pozuar në foto seksi dhe erotike, por fotot e poshtme janë hera e parë që ajo nuk vendos asnjë leckë në trupin e saj. Në një foto tjetër nudo, Rezarta duket e shtrirë në rërë me asnjë mbulesë rreth trupit, duke lënë vetëm pjesët intime nën hije. Rrezarta më herët kishte shfaqur pasionin e saj jo vetëm për t’u fotografuar, por edhe për të bërë foto.

nudo 3 nudo 10 nudo 8 nudo 12 nudo 7 nudo 9 nudo 5 nudo 11 nudo 4 nudo 6
<
>

Bleona Qereti
Bleona Qereti është një nga këngëtaret që ka guxuar gjithmonë me nudon. Këngëtarja shqiptare vazhdon të mos e ketë aspak problem të dalë lakuriq dhe këtë e tregon haptazi me fotot që publikon herë pas here. Në një video të postuar në rrjetet sociale, ajo po realizon një set të ri fotografik totalisht e zhveshur. Fansat e saj kanë pasur mundësi t’i shohin fotot e publikuara, por jo mënyrën se si janë realizuar ato. Bleona është një këngëtare, e cila përpiqet gjithmonë të bjerë në sy dhe ia dalë të marrë komente dhe pëlqime nga fansat e saj.

Fjolla Morina
Fjolla Morina i ka përshëndetur miqtë e saj direkt nga vaska para disa kohësh. Fjolla ka qenë e mbuluar më së shumti nga shkuma. Ajo e shoqëronte qëndrimin në vaskë me një gotë shampanjë në dorë. Këngëtarja duket se e ka kaluar nën një relaks total mbrëmjen e djeshme dhe kjo ka qenë pikërisht fjala më të cilën e ka përkufizuar edhe vetë. Nëse ka qenë vetëm, apo e shoqëruar këtë nuk mund ta themi, por e rëndësishme është që ka kaluar mirë. Dikush që e ka fotografuar ka qenë aty. Foto të tilla nga vaska po publikohen gjithmonë e më shpesh. Nudo artistike?

Kallashi
Kërcimtarja seksi e njohur tashmë për publikun “Kallashi” ka ditur të tërheqë vëmendjen me fotot e saj provokuese të njëpasnjëshme. Ajo ka postuar në rrjetet sociale një foto komplet nudo dhe shfaqet me një armë të tipit ‘Kallashnikov’ në dorë. Kallashi ka treguar disa herë se ekspozimi dhe zhveshja janë gjërat që ajo ka më qejf. Edhe Shkëndije Muja i ka hapur asaj “luftë” të hapur me foto sa më seksi. Të jetë ky provokim për të fituar vëmendjen?

Genta Gjalpi
Ish-banorja e “Big Brother”, e cila u dallua për guximin dhe mënyrën e të shprehurit drejtpërdrejtë, vazhdon ta shijojë jetën pa komplekse edhe pasi kanë kaluar disa vite nga eksperienca në “Big Brother”. Një natë lakuriq në pishinë duket se po e relakson vajzën nga fshati Baban i Devollit. Kjo shfaqje e Genta Gjalpit nuk është ndonjë surprizë, pas fotove të publikuara me të dashurin, ku ajo pozonte me të brendshme e me pistoletë në dorë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.