Kryesore

Debati Cakaj/ Mesazhi i fshehur i Metës për Ramën

13:23 - 23.01.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Presidenti Ilir Meta nuk komentoi delegimin e kompetencave për postin e Ministrit të Jashtëm nga Edi Rama tek Gent Cakaj.




“Presidenti nuk ndërhyn dhe nuk komenton për aktet e organizimit të brendshëm të ekzekutivit apo të ministrive”, deklaroi Meta, kur u pyet nga gazetarët. Megjithatë kreu i shtetit nuk paralajmëroi se mund të bllokojë qeverinë për disa marrëveshje ndërkombëtare.

Rama i delegon detyrën e ministrit të Jashtëm, Cakaj: 5 muajt e ardhshëm janë punë pa orar

“Unë si President i Republikës respektoj Kushtetutën dhe i kam shumë të qarta kompetencat e mia se cilit institucion mund t’i delegoj autoritetin kushtetues për të lidhur marrëveshjet ndërkombëtare në emër të Republikës së Shqipërisë”, theksoi Meta më tej.

Këtu vlen të përmendin përplasjen që Presidenti Meta ka patur me ish-ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushati në lidhje me bisedimet për një marrëveshje me Greqinë.

“Pas kalimit të valës së parë zjarrit të pakursyer për mua, ndjehem disi më i lehtësuar, kjo mbi të gjitha për një shkak tepër të fortë sepse të qenit drejtues me kompetenca të deleguara nën vëzhgimin e tij të afërt është një start i garantuar në dritën e zjarrit të akuzave të pabaza dhe paragjykimeve”, tha Cakaj kur iu besua drejtimi nga Rama i ministrisë.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.