Kryesore

Drejtori i Hipotekës nxori zbuluar qeverinë, Rama: Është një halabak

12:56 - 23.01.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Strategjia e qeverisë, që denoncimet ndaj punonjësve të administratës të bëhen në Platformën e Bashkëqeverisjes duket se nuk është aq produktive.




Mbrëmjen e së martës emisioni investigativ Fiks Fare denoncoi veprimet e Hipotekës së Durrësit, e cila ka sorollatur një qytetar për më shumë se 6 vjet.

Por edhe pse ishte ankuar në platformën “Shqipëriaqëduam.al”, qytetari kishte marrë një përgjigje se ishte shkarkuar një punonjës. Por kur qytetari shkoi me kamera në Hipotekë dhe takoi drejtorin, ku i fundit i thotë se “meqë u ankove te Rama, le ta zgjidhë Rama (kryeministri)”.

Ndërkohë, për punonjësin e larguar nga Bashkëqeverisja, drejtori i thotë se nuk e shkarkoi, por ai punonjës iku vetë se “filloi mallin (drogën)”.

Sigurisht që kryeministri nuk mund ta pranonte këtë fakt, ndaj që në mëngjes publikoi një postim të zëvendës kryeministrit Erion Braçe, që paralajmëronte masa.

Dhe në takimin e së mërkurë për këtë platfromë, që sipas qeverisë zgjidh problemet e qytetarëve dhe fut në skanim punonjësit e administratës, Rama e ka quajtur “Halabak” drejtorin e Hipotekës së Durrësit.

“Po trajtojmë hallet tona me njerëz të padenjë, siç ishte rasti i djeshëm, i drejtorit që ka vetëm një përcaktim, halabak. Për të është marrë menjëherë vendimi i shkarkimit. Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj do ta komunikojë këtë vendim”, u shpreh Rama.


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.