Show-Bizz

FOTO/ Dedikimi prekës i Aurela Gaçes për gjyshen e saj

17:46 - 23.01.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Këngëtarja e njohur Aurela Gaçe mbrëmjen e djeshme, ka bërë një dedikim mjaft të ndjerë për gjyshen e saj.




Ajo ka postuar një foto në Instastory ku rrëfen një pjesë të historisë së saj, vështirësitë që ka kaluar duke humbur 2 fëmijët e saj nga sëmundje të rënda, por sërish e gjen forcën për të vazhduar para.

“Shumë i panë sytë e akoma qëndron…Gjyshja ime e mirë e dhimbsur e fortë. Mes varfërisë rriti 11 fëmijë, 2 prej tyre, të rinj, brenda dy vitesh i pa të treteshin nga sëmundja e këtij shekulli. Nuk di si e gjen forcën nëna të vazhdojë jetën pasi humb fëmijët.

Zot jepu fuqi nënave që përballen me këtë dhimbje. 3 ditë përpara e vizitova dhe forca e saj më lë pa fjalë”.- ka shkruajtur Aurela përbri fotos.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.