LIFE STYLE

FOTO/ Po vjen Shën Valentini! Këto janë 5 vende ku duhet të shkoni!

18:11 - 23.01.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Jemi ende në janar, por do të flasim për udhëtime, kështu që e mira është ta bëjmë këtë që herët.  Gjithsesi, Shën Valentini është në prag dhe e ndjejmë që me planet në çift s’jeni dhe aq mirë.




Nga të gjithë idetë romantiko-surprizuese, çfarë mban vendin e parë është padyshim një udhëtim! Ti dhe ai, diku larg!

Sa bukur tingëllon ë? Nëse ende s’i keni disa gjëra të qarta në kokën tuaj, lista më poshtë do t’ju organizojë. 5 vende ku jo vetëm do të kalosh 14 shkurtin, por do ta duash më shumë se më parë atë.

1. Venecia

Për një arratisje intime është ideale. Pa shumë zhurmë, e gjeni veten në një gondola dhe ja, një tjetër epokë. Shiheni sy më sy të dashuruar dhe dëgjoni italianët tek ju thonë “Ah, L’amore”! Për tu kthyer në realitet: Venecia është një eksperiencë më vete të cilën mund ta përjetoni pa shumë shpenzime.

2. Maldivet

Një prej ishujve më joshës që mund të prekni ndonjëherë. Uji i kristaltë, shtëpitë e vogla luksoze, darkat në plazh dhe gjithçka tjetër për ta bërë jetën romantike një përrallë.  Do t’ju duket sikur jeni 2 njerëzit e fundit në botë, gjë që e bën edhe më pasionant udhëtimin.

3. Praga

Vetë Praga është burim romanticiteti. Ngjyrat e qytetit, ndërthurja fantastike e klasikes me modernen dhe çdo gjë tjetër do ta bëjë magjik këtë vendim. Pub-et e nëndheshme, transporti dhe vetë ajri i Pragës do t’ju bëjë të ndiheni si çift i lumtur bohemësh.

4. Santorini

Nëse mendoni se është opsipon vere, gaboheni rëndë.  Çfarë është më romantike sesa të shihni një perëndim buzë vullkanit që mund (ose jo) të ketë qenë frymëzim për Atlantis-in e Platos?

5. Slloveni

Nëse shkoni atje, një nga aktivitetet me të cilin do merreni më tepër është degustimi i verës. Vera që shërbehet atje thonë se nuk ngjan me asnjë tjetër në botë dhe a nuk mendoni se është romantike kjo? Përpos kësaj, Sllovenia është kaq pranë për të mos u vizituar.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.