AKTUALITET

Gara e humbur e policisë me “denoncuesin dixhital” të Berishës… Si doli zbuluar kreu i PS

12:12 - 23.01.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Nuk do të vij në studio, këtu apo diku tjetër dhe të them: “do bëjmë këtë apo do bëjmë atë”’. Ishte kjo deklarata e Sandër Lleshajt në një intervistë për Opinion, në kohën kur u emërua si ministër i Brendshëm.




Dhe teksa Policia e Shtetit prej disa kohësh nuk po publikon më informacion për ngjarjet që ndodhin në vend, duket se beteja është e humbur.

Si në rastin për arrestimin e Klement Balilit, “denoncuesi dixhital” i ish-kryeministrit Sali Berisha është një hap para.

Këtë të mërkurë Berisha postoi në rrjetin social Facebook se kryetari i PS-së në Prenjas kishte shkaktuar aksident. Të zënë ngushtë nga publikimi, Policia e Shtetit u detyrua të japë informacione.

Kështu Haxhi Çollaku, sipas policisë lokale ka aksidentuar këmbësorin me iniciale A.V, 54 vjeç, i cili ndodhet në një gjendje të rëndë shëndetësore. Aksidenti ka ndodhur në aksin rrugor Përrenjas – Librazhd.

Njoftimi i policisë

“Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore te Policisë Elbasan, arrestuan në flagrancë shtetasin: H.Çollaku 43 vjeç, banues në fshatin Rrajcë, Prrenjas.Arrestimi i tij u bë pasi, duke drejtuar mjetin në aksin rrugor Prrenjas – Librazhd, ka aksidentuar këmbësorin shtetasin A.V., 54 vjeç, i cili ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprën penale ” Shkelje e rregullave te qarkullimit rrugor”, parashikuar nga neni 290 i Kodit Penal”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.