SPORT

Gega: Çunat e kanë marrë seriozisht Kupën. Merkato? Shpresojmë të vijë ndonjë i saktë

09:56 - 23.01.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Partizani fitoi në ndeshjen e parë kundër Kastriotit dhe trajneri Skënder Gega është i kënaqur me atë që të tijtë kanë dhënë në fushën e lojës, duke mundur 4-2 Kastriotin në fushën tejet të rënduar të stadiumit “Redi Maloku” të Fushë-Krujës.




Një fitore në një terren të vështirë…
Është ndeshje që normalisht ka problemet e veta. Fusha ishte jashtë çdo norme për të dyja ekipet. Për fat të mirë çunat e kanë marrë seriozisht ndeshjen dhe jam i kënaqur nga impenjimi dhe mënyra se si mori loja.

Po nëse vini për kampionat këtu dhe janë të tilla kushte?
Do të bëjmë atë që bëjnë të gjithë. Ne i kemi pranuar këto kushte, të cilat shpresoj që të rregullohen.

Sinjale pozitive nga Hebaj dhe Rexhepi, je i kënaqur?
Është ndeshje kupe dhe mendova se një pjesë nuk e ka marrë minutazhin që duhet, kështu që vendosa të aktivizohen.

Merkato mbetet e hapur…
Klubi po punon, është pjesa e rëndësishme e merkatos. Do të shikojmë se çfarë do të ndodhë. Shpresoj të vijë ndonjë i saktë.

Sa i kënaqur je me rinovimin?
Kur kam ardhur, nuk kam premtuar se do të jem afatgjatë. Jam i kënaqur dhe i lumtur. I jam mirënjohës klubit, lojtarëve dhe presidentit. Do të mundohem të punoj me përkushtim.

Filloi Partizani të besojë te titulli?
Është punë e përbashkët, të gjithë besojmë te njëri-tjetri. Grupi po plotësohet, janë në gjendje optimale.

E shikoni skuadrën gati për ndeshjen e së premtes?
Faza përgatitore ishte e mirë. E respektojmë Skënderbeun, por jemi të gatshëm të marrim më të mirën.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.