Show-Bizz

Jennifer Lopez rrëfehet për fëmijët dhe të dashurin

15:10 - 23.01.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Lidhja e tyre është më e fortë se kurrë duke e krahasuar me dy vite me parë. Bëhet fjalë për çiftin e famshëm të showbizit Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez. Gjatë një interviste, bukuroshja e talentuar Lopez pranoi gjithashtu se fëmijët e saj e kanë ndihmuar të jetë e ekuilibruar në jetë.




Megjithatë 49-vjeçarja është shprehur se gjithmonë sigurohet që fëmijët të ndjejnë që Lopez i ka prioritet, pasi në fakt kjo është e vërteta. “Të dy e dinë se çfarë bëj unë. Ata e dinë shumë mirë që unë marrë pjesë nëpër filma, koncerte, televizione dhe punoj shumë. Janë mësuar me një jetë të tillë dhe iu duket normale. Më kanë parë sesi e menaxhoj jetën.

Megjithatë jemi një familje normale. Kemi momentet tona të argëtimit dhe të rutinës. Edhe ata kanë kufij dhe rregulla si çdo fëmijë tjetër, por mbi të gjitha janë të rrethuar nga dashuria”, – është shprehur Jennifer Lopez kur u pyet sesi është të rrisësh fëmijët kur je e rrethuar nga fama. /J.K


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.