POLITIKË

Kryemadhi fton qytetarët në protesta: Ejani të rrëzojmë këtë qeveri të kalbur

18:53 - 23.01.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pas zyrtarizimit të 16 Shkurtit, si dita e nisjes së protestave popullore, opozita ka kaluar në thirrjet për qytetarët që të reagojnë deri në rrëzimin e qeverisë.




Nga Kamza, gjatë një takimi me strukturat e LSI-së, kryetarja Monika Kryemadhi, e ka cilësuar qeverinë si të kalbur.

Për këtë arsye, ajo u ka bërë ftesë të gjithë qytetarëve që t’i bashkohen opozitës në protesta.

Banorët e Kamzës janë njëlloj Rama dhe deputetët që janë në Kuvend. Qytetarët e Kamzës nuk mund të kenë doktoratura si puna ime, por kanë një zemër të madhe. Le të fillojë organizmi i LSI për protestën e 16 shkurtit. Të nisë nga kjo bashki që ka pasur revoltën kundër padrejtësive. Sot më shumë se kurrë ne kemi nevojë për solidaritetit. Kemi nevojë për solidaritet njerëzor për të rrezuar këtë sitëm që grabit qytetarët dhe pasurohet duke vjedhur paratë e të varfërve. Ky sistem që po e kthen vendin në diktaturë të krimit dhe të drogës. Prandaj ne nuk do të ndalemi. Në çdo qytetet të ngrihemi të gjithë ndaj këtij sistemi të kalbur që mbahet gjallë sepse janë shqiptarët e varfër. Opozita e bashkuar ka arsye për të mos u ndaluar”- tha Kryemadhi.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.