SPORT

Marselo, Realit: Më lër të shkoj te Juventusi

12:07 - 23.01.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Marselo te Juventusi është më shumë se disa zëra merkatoje. Shtypi spanjoll, më saktë “Marca” dhe “Sport”, janë të sigurta se mbrojtësi i Realit e ka bërë të qartë dëshirën që do të largohet, me destinacion Torinon. “Nëse ata më bëjnë një ofertë konkrete, duhet të më lini të shkoj”, – mësohet t’u ketë thënë braziliani drejtuesve të “galaktikëve”, kërkesë e cila mund të mbushet, pasi në Spanjë gjithashtu raportojnë se presidenti Perez është gati për një revolucion në ekip, edhe nëse këtë vit fitojnë sërish Championsi-in, duke parë momentet jo të mira që po kalon ekipi këtë sezon.




Zërat për një kalim të Marselos te Juventusi ekzistonin edhe gjatë verës, por në fund ky transferim nuk u arrit dot. Me kalimin e muajve, mediat kanë raportuar se “shkes” për këtë operacion, po bëhet edhe Kristiano Ronaldo, që e do me vete tek Juventusi Marselon.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.