BOTA

Papa Françesku: Frika ndaj emigrantëve mund të çmendë njerëzit

15:53 - 23.01.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Papa Françesku ka deklaruar se armiqësia ndaj emigrantëve është duke u nxitur nga një frikë e paarsyeshme.




Ai i ka bërë këto komente këtë të mërkurë,  teksa ka arritur në Amerikën Qendrore, zonë nga e cila emigrantët janë duke tentuar të hyjnë në Shtetet e Bashkuara.

Presidenti amerikan, Donald Trump i ka kërkuar Kongresit të SHBA-së, 5.7 miliardë dollarë për t’i ndihmuar në ndërtimin e murit me Meksikën, ashtu që të mbajë emigrantët jashtë Shteteve të Bashkuara.

Kjo kërkesë është refuzuar ashpër nga demokratët në SHBA, duke rezultuar me mbyllje të pjesshme të Qeverisë amerikane.

Një nga gazetarët që ka qenë duke udhëtuar me Papën në Panama, është raportuar t’i ketë thënë atij se ka parë disa pengesa që synojnë të ndalojnë emigrantët për të mos kaluar në territorin e SHBA-së.

Papa i është përgjigjur duke thënë se “Frika na bën neve të çmendur”.

Imigrimi pritet të jetë një nga temat kyçe të diskutimit në vizitën gjashtëditore të Papës në Panama.

Kryepeshkopi 82 vjeçar pritet të vizitojë këtë vit edhe Emiratet e Bashkuara Arabe, Marokun, Bullgarinë, Maqedoninë dhe Rumaninë.

“Do të vizitojë Japoninë në nëntor. Përgatituni”, u tha Papa gazetarëve në aeroplanin e tij.

Gjithashtu shtoi se dëshironte të vizitonte Irakun, por është këshilluar që të mos e bëjë një gjë të tillë sepse është shumë rrezik.

Një zyrtar i Vatikanit tha vitin e kaluar se Papa Françesku do të konsideronte mundësinë e një vizite të pashembullt në Korenë e Veriut.

Ai tha se një udhëtim i tillë kërkon “përgatitje serioze” dhe se nuk kishte asnjë shenjë se mund të ndodhte tani afër.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.