SPORT

Partizani e Skënderbeu “OK”, gati për përballjen e fundjavës

10:56 - 23.01.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Jeton Selimi – Partizani dhe Skënderbeu kalojnë pa shumë probleme ndeshjet e tyre të para të vlefshme për Kupën e Shqipërisë, teksa në transfertë kanë arritur të likuidojnë përkatësisht Kastriotin dhe Besëlidhjen, duke e bërë takimin e kthimit më komod, por mbi të gjitha duke filluar menjëherë pas vërshëllimës së trefishtë, përgatitjet për kryendeshjen e javës së 19-të në Korçë, ku të premten Skënderbeu do të presë Partizanin.




Gjashtë gola në fushën e baltosur
Kastrioti-Partizani do të ishte një ndeshje interesante sidomos në pjesën e parë të saj, kur krutanët do të shënonin të parët me anë të Jurgen Vatnikajt, sulmuesit të dalë pikërisht nga akademia e kuqe. Shtatlarti Vatnikaj do të shënonte një gol mjaft të bukur me kokë në minutën e 13-të, ndërsa më pas do të niste ofensiva e kuqe, që do të përmbyste shifrat që në 45 minutat e para me anë të golit të Rubin Hebajt në të 31-të dhe të Emanuel Mensah në të 42-ën. Duhet theksuar se kjo ndeshje u zhvillua në një terren shumë të rënduar e të baltosur, ndaj dhe gabimet nga të dyja kampet ishin prezente. Në pjesën e dytë Partizani dhe Kastrioti do të shënojnë 3 gola në harkun e pak minutave për të vulosur një rezultat përfundimtar 4-2 me Gegën, që gjithsesi kishte hedhur në fushë lojtarët me më pak minuta.

Skënderbeu mposht Besëlidhjen
Skënderbeu ka mposhtur Besëlidhjen me rezultatin 1-2 në takimin e vlefshëm për Kupën e Shqipërisë. Edhe pse luhej në një terren tepër të rënduar, skuadra korçare arriti të mposhte lezhjanët, duke hedhur një hap drejt turit të tretë. Ishte Oto Xhon, ai që hapi serinë e golave në minutën e 10-të pas një asisti të Guexh, duke kaluar në avantazh të tijtë. Pavarësisht disavantazhit, vendasit e trajnerit Gjoni nuk u dorëzuan, teksa në minutën e 26-të barazuan shifrat me anë të Omar Kamara. Pjesa e parë u mbyll në barazim 1-1. Ndërkohë në minutën e 51-të, Gripshi gjeti sërish rrugën e rrjetës, duke u dhuruar fitoren korçarëve. Rezultati mbeti i pandryshuar deri në fundin e takimit, pavarësisht përpjekjeve të shumta të të dyja skuadrave. Sfida e kthimit do të zhvillohet pas 2 javësh në qytetin e Korçës.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.