POLITIKË

Protesta e opozitës, Paloka fton qytetarët: Reagoni, çdo gjë do shkojë më keq

17:35 - 23.01.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në një kohë kur opozita ka lançuar nisjen e protestave, ka ftuar qytetarët që të bëhen pjesë e reagimit.




Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka tha se e vetmja gjuhë që Kryeministri kupton është ajo e protestës.

Ndaj, tha ai, nëse nuk reagojmë sot gjendja do të rëndohet edhe më shumë.

Kryeministri, e vetmja gjuhë që kupton është ajo e protestës. Nëse qytetarët nuk reagojnë, çdo gjë do të shkojë keq e më keq. Qëllimi që ne po thërrasim qytetarët, të bashkohen të gjithë, ata që kanë një hall, ata që shohin tu rriten taksat, ata që shikojnë që varfërohen.

Besoj kaq na e dhanë edhe studentët dhe protestuesit e Astirit. Kushdo që ka një hall duhet të ngrihet dhe të protestojë ndaj Edi Ramës, pasi nëse nuk ngrihemi ky do të vazhdojë të tallet, të bëjë arrogantin dhe ne do të vazhdojmë të bëhemi keq e më keq dhe do t’i shohim fëmijët tanë të vazhdojnë rrugën e emigrimit”, th Paloka.

Në mbledhjen e Kryesisë, ditën e djeshme, PD vendosi, edhe me rakordimin e aleatëve, që protesta e madhe të jetë në datën 16 shkurt.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.